Kujtim Gashi: Sa më e fortë që do të jetë PDK-ja aq më e fortë do të jetë Kosova dhe po aq më të fortë do të jenë edhe shokët tanë në gjykatë.

Kandidati për deputet i PDK-së, Kujtim Gashi shkruan në Facebook, pas takimit me veteranët e UÇK-së, se “mungesa e themeluesve të UÇK-së e PDK-së, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, është henidikep për PDK-në, por, ne jemi të sigurt që të dy do të kthehen fitimtarë dhe faqebardhë, duke e mbrojtur fuqishëm kauzën e drejtë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri”.

Postimi i plotë:

Mungesa e themeluesve të UÇK-së e PDK-së, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, është henidikep për PDK-në, por, ne jemi të sigurt që të dy do të kthehen fitimtarë dhe faqebardhë, duke e mbrojtur fuqishëm kauzën e drejtë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri.

Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje si i kemi pasur zgjedhjet e kaluara, mbi të gjitha janë zgjedhje për dinjitet, janë zgjedhje për dinjitetin edhe të UÇK-së edhe të PDK-së edhe të Kosovës.

Sa më e fortë që do të jetë PDK-ja aq më e fortë do të jetë Kosova dhe po aq më të fortë do të jenë edhe shokët tanë në gjykatë. Se ata kanë shumë shokë bashkëluftëtarë u dëshmua edhe nga takimi që patëm sonte me veteranët e UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *