Kushtrim Çoçaj: Katër vite ke fjetë Mytë, prandaj mos bën përpjekje të zgjohesh nga gjumi se të prishet regjimi

Mytë turisti do të mbahet mend si kryetari që për katër vite nuk i ka shtuar Prizrenit asnjë metër katror asfalt, nuk ka hapur asnjë metër katror rrugë të re në fshatra, nuk ka shtruar asnjë metër trotuarë (ku qindra nxënës në periferi të qytetit dhe fshatra rrezikojnë jetën nga makinat për shkak të mungesës së trotuareve), nuk ka shtuar asnjë metër kanalizim, nuk ka shtuar asnjë metër tubacion të ujit të pijës, nuk ka shtuar asnjë metër katror gjelbrim.

Ka thyer çdo rekord.

I kuptojmë rekordet e Mytës sepse nuk mund të bësh investime në një qytet kur je kryetar turist dhe kur nuk i jeton hallet dhe shqetësimet e qytetarëve.

Në debatet në media po premton se katër vitet e ardhshme do bëj namin me investime në infrastrukturë.

Vonë te ka dalë Mytë gjumashi.

Katër vite ke fjetë, prandaj mos bën përpjekje të zgjohesh nga gjumi se të prishet regjimi.

Vazhdo të flesh.

Qeverisja që preokupohet për shqetësimet e qytetarëve po vjen.

Me 17 Tetor qytetarët do të votojnë kandidatin që e ka në fokus hapjen e rrugëve të reja, që zhbollokon komunikacionin e rënduar, që ka të detajuar planin zhvillimor të qytetit dhe shtrirjen e tij në periferi, e ka planin e qartë se ku do të investojë në infrastrukturë, si do të furnizohen me ujë të pijes të gjithë qytetarët e Prizrenit, si do të ndiçohen rrugët, çfarë pamje do të kenë shkollat, sallat e edukatës fizike, ambulantat…

Fshatrat e Prizrenit, malet e sharrit, bjeshkët e Zhurit, mali i Pashtrikut, bjeshkët e Kabashit do të bëhen të aksesueshme dhe do të shndërrohen në atraksione turistike. Të gjitha këto do të kthehen në destinacione dhe do të arrihen të vizitohen më shpejt dhe më lehtë.

Nuk do ketë më rrugë të amortizuara në qytet, gropa dhe shtresa asfaltimi të dëmtuara kudo.

Të gjitha këto investime do të kenë ndikim pozitiv për banorët e Prizrenit, për bizneset, për turizmin…

#BashkëPërPrizrenin

#PDK177

#ShaqirTotaj

#kushtrimçoçaj22

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *