Lulzim Kabashi me 17 tetor do të konfirmohet si kryetar i Prizrenit

Qytetarët e Komunës së Prizrenit, si në qytet ashtu edhe në fshatra po e shohin se Lulzim Kabashi është kandidati i vetëm për kryetar të Komunës, i cili e kupton qeverisjen lokale si punë dhe përgjegjësi.

Të tjerët e kërkojnë si privilegj, sepse as ide nuk kanë për dhe rreth qeverisjes lokale.

Qyteti ka nevojë për një kryetar që e di ku ajnë problemet dhe cilat janë zgjidhjet me mundësitë ekzistuese.

Ne me drejtoritë që i udhëhoqëm në Komunën e Prizrenit dëshmuam se jemi korrekt me paranë e taksapaguesve, i shkutuam shpenzimet, krijuam rend në Administratë. E rritëm buxhetin për zhvillim ekonomik e për Bujqësi.

AAK – ja e ka filluar ndryshimin në qeverinë e Kosovës, dhe këtë ndryshim që ka filluar në nivelin qendror do ta bartim në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Me kryetar Lulzim Kabashin më së shumti do të përfitoj qytetari i Prizrenit, prandaj qytetarët e Prizrenit me 17 tetor do ta votojnë Lulzim Kabashin dhe do t’i votojnë kandidatët e AAK-së për Kuvendin Komunal.

Ne besojmë sepse qytetari do të na jep besimin.

Në do të punojmë sepse qytetari do të na jep besimin

Ndryshimi ka filluar

Voto 121

Lulzim Kabashi për kryetar të Prizrenit

Voto 121AAK

Voto numrin 7

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *