Maltretimi i rrugës nga pushteti amator në Prizren

Shaqir Tota,  kryetar i degës së PDK-së thotë së “Dy vjet ka zgjatur riparimi i rrugës “Faredin Hoti” në Prizren (Gati sa ndërtimi legjendar i Urës së Fshejtë), dhe pasi që shtrohet asfalti, atëherë ndërhyn inspektorati për t’i rrënuar disa mure që janë uzurpim, dhe për ta zgjëruar një “fyt” të rrugës”.

Postimi i plotë:

Maltretimi i rrugës nga pushteti amator në Prizren.

Se sa profesional është pushteti lokal në Prizren, po e paraqesim këtë tregim:

Dy vjet ka zgjatur riparimi i rrugës “Faredin Hoti” në Prizren (Gati sa ndërtimi legjendar i Urës së Fshejtë), dhe pasi që shtrohet asfalti, atëherë ndërhyn inspektorati për t’i rrënuar disa mure që janë uzurpim, dhe për ta zgjëruar një “fyt” të rrugës.

Procedurat përkatëse është dashur të fillojnë më kohë, krahas projektit për rehabilitimin e saj, në mënyrë që së paku për dy vjet (gjyma e mandatit qeverisës të VV-së) të mbyllej kapitulli i kësaj rruge.

Si duket ‘malterimi’ i kësaj rruge do të vazhdojë edhe në vitin e tretë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *