​MASH: Qeveria mori vendim që e hëna të jetë ditë pune, institucionet arsimore të realizojnë plan programin mësimor

Qeveria e Kosovës mori vendim që e hëna të jetë ditë pune dhe të mos ketë pushim. Mirëpo kundër këtij vendimi doli SBASHK i cili kërkoi nga mësimdhënësit që të hënën mos të dalin në punë.

E MASH sot ka reaguar duke i ftuar të gjitha institucionet arsimore që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar programin mësimore.

Ndërkohë që në reagim thuhet se vendimi i Qeverisë së Kosovës që e hëna të jetë ditë pune edhe në institucione arsimore, është vendimi i Qeverisë së Kosovës në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që po punojnë pa pushim në përballje me pandeminë.

“Vendimi që dita e hënë (30 nëntor 2020) të jetë ditë pune edhe në institucionet arsimore, është vendim i Qeverisë së Kosovës në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që po punojnë pa pushim në përballje me pandeminë. Bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, MASh ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Kalendarin Shkollor 2020/2021, i cili nuk është ndryshuar. Prandaj, MASh fton të gjitha institucionet arsimore që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar planprogramin mësimor. MASh, po ashtu, iu bënë thirrje të gjitha institucioneve arsimore që të kujdesen për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të IKShPK-së dhe MASh-së nga të gjithë akterët pjesëmarrës në shkollë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *