Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Sot, është mbajtur Komiteti për Politikë dhe Financa i thirrur nga kryesuesja, Antigona Bytyqi. Pas diskutimeve përmbajtësore nga anëtarët e KPF-së, u miratuan të gjitha pikat e propozuara të rendit të ditës, për seancën e rregullt të Kuvendit që do të mbahet të enjëten, me datë 31.03.2022.
U votua ky Rend i Ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit (HZK) për periudhën 2022-2030;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Komunal Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike lokale KRM”Eko Regjioni” Sh.A;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-14771 dt.27 janar 2022, për themelimin dhe emërimin e anëtarëve të Komitetit për Komunitete;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit nr. 001/011-141368 për dhurimin (lirimin nga obligimi i kthimit) të llaptopëve për anëtarët e Kuvendit të Komunës, për mandatin aktual;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Strategjisë komunale për informim, komunikim dhe pjesëmarrje me qytetarë 2022-2024;
8. Informatë rreth raportit të Zyrës- Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore për vitin 2021;
Poashtu KPF-ja ka rekomanduar të shtohet në Rendin e Ditës edhe kjo pikë:
9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Këshillit për Siguri dhe Bashkësi.