Adil Memaj kandidat i Vetëvendosjes për Kuvend Komunal

Angazhimi im i vazhdueshëm në jetën politike, që prej vitit 2005 si anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e këndej, dhe interesimi im për tu marrë me çështje politike e shoqërore, më bëri ta shoh të nevojshëm dhe të arsyeshëm futjen në këtë garë zgjedhore.

Përvoja ime si aktivist, koha, energjia dhe vëmendja qe ia kam kushtuar në vazhdimësi zhvillimeve politike dhe shoqërore, më nxisin të shkoj një hap më tutje, drejt asaj që quhet përfaqësim i deleguar.

Kjo mundësi më është dhënë falë keshillit të qendrës së Lëvizjes në Prizren, i cili ma dha të drejtën e nisjes së këtij rrugëtimi me shpresën për ta siguruar besimin dhe votat e mjaftueshme të qytetarëve të Prizrenit me rrethinë, dhe fituar të drejtën të kem një ulëse në kuvendin e Prizrenit, në mënyrë që të kam mundësinë të jem zëri i të gjithë qytetarëve të këtij qyteti, pa dallim.

Prandaj, prej sot do të mundohem të kontaktoj sa më shumë qytetarë dhe të marrë sa më shumë informacione për probleme dhe çështje të pa zgjidhura në lagjen apo fshatin ku jetojnë.

Me respekt: prof. Adil Memaj

Kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *