Përurohet në Prizren, Shtëpia e Komunitetit me kapacitet për 14 persona me të meta mentale

Në lagjen ” Dardania”, të hënën fal bashkëpunimit të komunës së Prizrenit dhe ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, është përuruar objekti i Shtëpisë së Komunitetit për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore.

Me një solemnitet rasti, është bërë përurimi i objektit në të cilin do të iu ofrohen shërbime sociale e shëndetësore 14 personave më të meta mentale.

Pjesë e kësaj ngjarje ishin përfaqësues të institucioneve të shumta nga komunat e regjionit të Prizrenit dhe MPMS-së.

Përurimin e këtij objekti e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm për përkujdesje ndaj grupeve të cenueshme, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Drejtori i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në Prizren, Islam Thaçi, tha se në këtë objekt do të angazhohet një staf i përzgjedhur nga 13 ndihmës mjekë të cilët do të jenë nën mbikqyrje të Drejtorisë së Shëndetësisë, përmes ofrimit të shërbimeve profesionale ndaj 14 personave sa pritet të sistemohen në këtë objekt.

Ndërkaq, Mentor Morina nga MPMS tha se vënia në funksion e këtij objekti është një e arritur e lartë në fushën e shërbimeve sociale ndaj personave me nevoja të veçanta, dhe se bashkëpunimi me komunën e Prizrenit për kësilloj projekte do të thellohet më tepër në të ardhmen.

Ndryshe, kostoja e gjithmbarshme e këtij projekti i cili së pari është menduar të realizohet në Petrovë dhe pas kundërshtimit të komunitetit është ndryshuar lokacioni për në lagjen ” Dardania”, kap shumën e rreth 250 mijë eurove, 150 mijë nga MPMS ndërsa 100 mijë të tjera nga komuna e Prizrenit, e cila pritet të ndajë edhe mjete shtesë për shkak të sigurimit të objektit nga rreziku i shembjes së dheut./Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *