Ndahet nga jeta veprimtari i hershëm i cështjes kombëtare dhe veterani i UÇK-së, Avdi Ibrahimi

Ka ndërruar jetë Avdi Ibrahimi.

Avdi Ibrahimi nga Prizreni, jetën e tij të tërësishme ia kushtoi idealeve kombëtare. Veprimtar i hershëm i ilegales e luftëtar i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës, që nga themelimi e deri në fund.

Ai, bashkëveproi ngushtë e gjatë me patriotin e njohur, komandant Ruzhdi Saramatin nga Dobrushti i Prizrenit dhe bashkëluftëtarë të tjerë nga zonat e Kosovës. Gjatë luftës mbajti pozita të rëndësishme në hierarkinë komanduese të Brigadës 128 të ZOP-it.

Avdi Ibrahimi, ishte ekonomist i diplomuar, por ishte i talentuar dhe në fushën e letërsisë. Është autor i disa veprave letrare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Avdi (Beqir) Ibrahimi, është lindur më 12 tetor 1958 në fshatin Mushtisht të Suharekës, kurse ndërroi jetë në Prizren, më 4 dhjetor 2021 në moshën 63 vjeçare.

Varrimi i tij do të bëhet më datë 4 dhjetor 2021, ora 15:00, në varrezat e fshatit të origjinës, Mushtisht.

Ka lënë bashkëshortën, dy djemë e dy vajza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *