Në Spitalin e Prizrenit 8 pacientë me Covid 19
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 179 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Express.
Prej tyre 177 janë të konfirmuar pozitiv me virus ndërsa 2 pacientë janë negativ.
Me oksigjeno-terapi janë 119 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 5 pacientë.
Njoftimi i plotë:
Në ShSKUK po trajtohen 179 pacientë nga Covid-19
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universistar të Kosovës po trajtohen 179 pacientë nga Covid-19. Prej tyre 177 janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 2 pacientë të negativizuar nga Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 119 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 5 pacientë,
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 71 pacientë
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë
Spitali i Gjakovës, 21 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 17 pacientë