Nën kërcënimin e armës, dy persona kryejnë grabitje në Prizren

Një grabitje ka ndodhur dje rreth orës 21:20, në Prizren. Dy femra kanë raportuar në Polici se derisa kanë qenë duke punuar dy persona kanë kryer grabitje.

Viktimat kanë deklaruar se njëri prej tyre ka pasur edhe armë. Sipas tyre, pas grabitjes të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Siç njofton Policia, viktimat nuk kanë pësuar ndonjë lëndim dhe nuk kanë pasur nevojë për tretman mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *