Nënkryetari Kujtim Gashi, mori pjesë në tryezën “Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve të komuniteteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në proceset vendimmarrëse”
Nënkryetari Kujtim Gashi, mori pjesë sot në tryezën me temën “Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve të komuniteteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në proceset vendimmarrëse” të organizuar nga OJQ Sakuntala, në kuadër të projektit, “Bëji realitet të drejtat e njeriut për të gjithë”.
Ky projekt ka synim njohjen e mundësive për pjesëmarrjen e të rinjve të komuniteteve pakicë në proceset vendimmarrëse, të cilat i kontribuojnë proceseve integruese në shoqëri. Ky aktivitet zbatohet me mbështetjen e Zyrës së Kryeministrit – Zyra për Çështje të Komuniteteve.
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve të qeverisjes lokale dhe qendrore, të OSHC-ve, mediave, si dhe akterëve të tjerë relevant, të cilët në forma të ndryshme kontribuojnë në adresimin e çështjeve dhe nevojave, që i preokupojnë të rinjtë e komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në fusha të ndryshme si: edukimi, punësimi, kultura, mundësitë e barabarta, përfshirja e gruas në proceset vendimmarrëse dhe të sfidave të tjera të cilat ndikojnë në integrimin e tyre të plotë në shoqërinë kosovare.