Nesër dalin pagesat e dyfishta për familjet në asistencë sociale

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nesër do të dalin pagesat e dyfishta të asistencës sociale.

Bajrami tha se përfitues do të jenë 24 mijë e 791 familje.

Njoftimi i plotë:

Mbi 24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës sociale

Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor. Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor.

Nga kjo masë përfituan 24,791 familje.

Mjetet dalin nesër gjatë ditës.

Edhe realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa.

Faleminderit shumë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *