Nga 170 në mbi 2 mijë euro, ku renditet Kosova për pagë minimale me shtetet tjera?
Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë për pagën minimale në shtetet evropiane. Ku renditet Kosova, në mesin e këtyre shteteve?
Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin lisës si shteti me pagën më të madhe minimale.
Paga minimale në Kosovë sillet prej 130 deri në 170 euro (varësisht nga mosha), derisa në Luksemburg 2 mijë e 257 euro. Ka fundi i kësaj liste, bashkë me Kosovën gjenden edhe Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina dhe Turqia.
Në Shqipëri paga minimale është 248 euro, Bosnjë e Hercegovinë 300 euro, derisa në Turqi 328 euro.
Ndërkohë, tek vendet më pagën më të lartë minimale, pas Luksemburgut, renditen edhe Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca.
Në Holandë, paga minimale është 1 mijë e 725 euri, në Belgjikë 1 mijë e 658 euro, në Gjermani 1 mijë e 621 euro, derisa në Francë 1 mijë e 603 euro.