NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren mbajti Kuvendin e II-të Zgjedhor, në përputhje me masat anticovid të dala nga Institucionet e Kosovës

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren mbajti Kuvendin e II-të Zgjedhor, në përputhje me masat anticovid të dala nga Institucionet e Kosovës

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, falenderoi përzemërsisht anëtarët e kryesisë së deritanishme për punën, angazhimin dhe kontributin e tyre përgjatë këtij mandati, mes tjerash ai tha se Prizreni është shtyllë e suksesit të Nismës. Limaj poashtu kërkoi nga dega e Prizrenit të qëndrojnë kështu të bashkuar, të përfundojnë me sukses betejën e radhës politike dhe të vazhdojnë edhe më tej të bëhen pjesë e sukseseve në të mirë të qytetarëve.

Kryetari i NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, duke uruar që ky kuvend të shkoj siç është më së miri tha se kështu të bashkuar ne fuqizojmë vizionin dhe synimet tona për të ardhmen e Prizrenit.

Ne nuk do të ndalemi asnjëherë në rrugën tonë të drejtë për të punuar për të mirën e qytetarëve, andaj përmes këtij kuvendi po e përçojmë mesazhin tek gjithë qytetarët e Prizrenit që të bashkohen rreth vizionit dhe frymës socialdemokrate, sepse është momenti i fundit që në zgjedhjet e lokale, ta kthejmë dinjitetin tek çdo qytetar dhe ta mbrojmë interesin e qytetit tonë, përfundoi Kryetari Berisha.

Nga ky Kuvend dolën strukturat e reja udhëheqêse, Këshilli Drejtues i Degës dhe Kryesia e re e Degës, ndërsa edhe për një mandat në mënyrë unanime Kryetar i Degës u rizgjodh Zafir Berisha.

Urime!

Zyra për Informim,

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *