Një jetë në shërbim të edukimit shqip

Mësuesi dhe profesori, Berat Batiu, e mbajti për të fundit herë orën e mësimit sot – si 65 vjeçar!

Shkruan: Bashmir Xhamaj

Një jetë në shërbim të edukimit shqip –  mund të përshkruhet karriera e gjatë, disa dekadëshe, e mësuesit dhe profesorit, shumë të dashur e të çmuar për të gjithë prizrenasit, Berat Bahtiu!

Meqë ishte i dashur, ndonjëherë i shkonte të ishte edhe i rreptë. Por, asnjëherë pa të drejtë. Dëshira e tij e madhe, e ndezun në zemër, ishte ruajtja, trajtimi dhe mësimi i gjuhës shqipe ashtu siç duhej.

I druhej shumë humbjes dhe bastardimit të saj, posaçërisht kur jetonim në kohën e okupimit serb. Prandaj, detyra e tij në disa vite ishte e shenjtë. Ishte misioni i tij i jetës – të cilin, deri sot, e ruajti dhe realizoi me xhelozinë më të madhe profesionale e atdhetare.

Profesor Berati ideoi revistën për fëmijë  “Fidani”, ndërkaq shkroi e botoi dhjetëra vepra të vlefshme që do ti kemi përherë.

Biografi të pasura jetësore, sikur kjo e profesorit Beratit, janë të rralla. Të rralla sepse janë të vështira, që me ndershmëri dhe përkushtim të pashoq ti rezistosh 40 viteve mësim të përditshëm.  Ato janë të mbushura me sakrifica. Ato janë vet biografia dhe historia e Kosovës!

Profesori Berat nuk është i vetëm, siç na duket në këtë foto të shkrepur sot. Ai edhe pse doli në pension, prapa vetës ka një trashëgimi të pasur për shoqërinë, qytetin e Prizrenit, Kosovën! Pjesë e sukseseve të tij si edukues dhe inspirues, sot janë qindra mjek, profesorë, artistë, arkitektë, inxhinierë e gjuhëtarë, që patën shansin e rrallë jetësor të ndjekin mësimet e profesor Beratit.

Ai meriton respektin tonë dhe kujdesin e institucioneve komunale e qëndrore për ti dhënë vlerësimin që e meriton.

Pensionim të mbarë, profesor. Tani presim edhe më shumë botime nga ti!

Shëndet e shumë përqafime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *