Të hënën mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, do të diskutohet për Zonën Ekonomike në Lubizhdë

Në bazë të nenit 44 paragrafit 1 dhe 2,  lidhur me nenin 43 paragrafit 1, të Ligjit Nr. 03/L – 040 për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 30, paragrafit 1 dhe 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit Nr. 01/011-5643, të datës 15 tetor 2008, dhe duke u bazuar në kërkesën të 1/3 e anëtarëve të Kuvendit të Komunës me nr. 001/060-30603 të datës 28.02.2022, Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi thërret Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 07 mars 2022 (e hënë), në sallën për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, në  “Shtëpinë e Bardhë”, duke filluar në orën 10:00.

Rendi i ditës:

1. Betimi i anëtarit të Kuvendit Haziz Hodaj;

2. Diskutim dhe informim për zonën Ekonomike të Prizrenit  (Lubizhde).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *