Një njoftim po qarkullon në Facebook, shumë janë mashtruar
Ditët e fundit në Facebook është shfaqur një njoftim i famshëm, i cili është besuar nga një numër i madh i përdoruesve të këtij rrjeti social.
Gjegjësisht, në Facebook qarkullon një njoftim në të cilin përdoruesit ftohen të ndajnë një tekst të caktuar në Timeline për të mbrojtur të dhënat e tyre personale.
I njëjti postim i rremë paralajmëron përdoruesit se Facebook së shpejti do të fillojë të tarifohet.
“Për çdo rast. Shënim: Ne jemi këshilluar nga një avokat për ta postuar këtë. Shkelja e privatësisë mund të dënohet me ligj”, thuhet në fillim të këtij postimi fals.
Përdoruesit këshillohen të mos bien pas këtij postimi të rremë, pasi duke e shpërndarë atë në Timeline, ata nuk mbrojnë të dhënat e tyre.
Gjithashtu, Facebook nuk do të fillojë të tarifojë për abonimin nga e hëna, thuhet në deklaratë. Meta njoftoi futjen e abonimeve në Facebook dhe Instagram, por kjo është opsionale dhe lejon shikimin e përmbajtjes pa reklama.
Theksohet se përmbajtja e postimit është e sajuar, e përkthyer keq dhe është shumë e çuditshme që shpërndahet nga një numër i madh njerëzish.