Njoftim me rëndësi për qytetarët që ju ndalet rryma më shumë se 2 orë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar dërgimin e një dosje në Policinë e Kosovës me rastet e pranuara nga qytetarët kur energjia elektrike po ju ndalet më shumë se dy orë.

Ministrja thekson se plani i reduktimeve i cili parasheh 8 orë furnizim me energji elektrike dhe 2 orë pa furnizim, duhet të implementohet në mënyrë të barabartë, si dhe barra duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë tek të gjithë konsumatorët.

Prandaj, ajo thotë se “në këtë dosje janë të përfshira edhe disa foto të cilat janë dërguar nga qytetarë ku vërehet heqja e disa siguresa nga trafot e rrymës, si dhe dyshimet nga ana e qytetarëve në lidhje me heqjen e qëllimshme të një faze në disa vende duke e zvogëluar ngarkesën e rrjedhimisht duke e bërë ngrohjen në disa vende jo funksionale”.

Ajo thotë se Ministria e Ekonomisë dhe Inspektoriati i Energjisë janë duke përcjellur situatën nga afër dhe inkurajojnëë të gjithë qytetarët që t’i raportojnë rastet e dyshimta në këtë email adresë:  [email protected].

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *