Operohet me sukses Kapiteni Gjeraj
Para dy ditësh kapiteni, Robert Gjeraj operoi klavikulën e krahut të majtë.
Gjeraj pësoi lëndim në ndeshjen e javës kaluar në Mitrovicë, ndaj Trepçës, për çka para kohe lëshoi fushën dhe u trajtua ne Spitalin e Mitrovicës.
“Falenderoj, klubin dhe shokët e skuadrës që më ngelën prapa gjatë gjithë kësaj kohe.Poashtu, falenderoj dr.Ilir Smajlaj për operimin”, ka thënë kapiteni Gjeraj.
Atij i është vendosir pllakë pas ndërhyrjes dhe sipas mjekut operacioni qe i suksesëshem.