Paralajmërohet rritje e çmimeve të naftës e benzinës këtë javë në Kosovë

Rritje e çmimit të derivateve pritet gjatë ditëve në vijim në Kosovë. Krejt kjo si pasojë e lëvizjeve të çmimeve Berzën Ndërkombëtare, ka thënë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Gjatë ditës së djeshme çmimet e derivateve kanë qenë: Dizelli 1.65 cent kurse Benzina 1.66 cent.

“Brenda kësaj jave do të ketë rritje të lehtë të çmimeve, por nuk mund të flas për shifra sepse ka lëvizje në Berza. Këto lëvizje janë duke ndodhur shkaku i luftës së Rusisë në Ukrainë”, tha Berjani për Reporteri.net.

Naftëtarët vazhdimisht kanë kërkuar që të rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovës që përcakton çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës, duke paralajmëruar se nëse nuk ndodh kjo shumë pika karburanti në Kosovë mund të falimentojnë.

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.

Qeveria e Kosovës më 1 mars kishte marr vendim që te shitësit me shumicë të vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *