Gjendet në Prizren automjeti-kombi  i vjedhur në Klinë si dhe bagëtia e vjedhur ne fshatin Smaq, Prizren

Me datë  18  Janar  2023,  rreth orës 05:15  është raportuar për një automjet-kombi të dyshimtë  të ndaluar në autostratë në afërsi të fshatit Novakë, KK Prizren.

Patrullat Policore të Stacionit Policor Prizren-Veri kanë dal në vendngjarje.

Në vendngjarje është vërejt se në atë automjet janë tre bagëti (dy lopë dhe një viq).  Derisa patrullat policore bashkë me Hetuesit ishin duke u marrë më rastin, në Stacionin Policor Prizren-Veri viktima   nga fshati Smaq ka raportuar se nga persona të panjohur nga ahuri i tij i janë vjedhur bagëtia (dy lopë dhe një viq).

Pasi është bërë krahasimi është kuptuar se bagëtia e gjetur në automjetin-Kombi në autostradë  janë bagëtia e vjedhur në fshatin Smaq.

Pasi që janë kryer procedurat e ekzaminimit bagëtia i janë kthyer pronarit, ndërsa automjeti-kombi është sekuestruar nga policia.

Në ndërkohë nga datat baza policor është gjetur se automjeti kombi Fiat Ducato , ngjyrë e bardhë e i cili është sekuestruar në autostradë , është raportuar i vjedhur  në fshatin Jashanicë-Klinë me datë 16.12.2022.

Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren-Veri së bashku me Sektorin e  Hetimeve të Stacionit  janë duke hetuar rastin.

Automjeti pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë  do ti kthehet pronarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *