Paralajmërohet shtrenjtim i bukës dhe miellit
Pas shtrenjtimit të rrymës është paralajmëruar edhe ngritje e çmimit të miellit dhe bukës.
E kjo sipas njohësve të ekonomisë ishte e pritshme.
Ndërsa të shqetësuar shprehen qytetarët të cilët thonë se kjo do t’ua rëndojë më shumë ekonominë e tyre familjare.
Çmimi i një buke në shumicën e furrave aktualisht është 50 cent.
Por ky çmim së shpejti mund edhe të ndryshojë.
Kjo si pasojë e shtrenjtimit të çmimit të rrymës për mbi 15%.
Aktualisht, sipas kryetarit të Shoqatës së Mullisëve, Muhamet Farizi, çmimi i bukës në Kosovë është më i lirë në rajon.
Mirëpo, ai pret që pas shtrenjtimit të rrymës të rritet edhe çmimi i miellit.
Që kjo ngritje e çmimit të bukës të mos ndodhë, profesor i ekonomisë, Nagip Skenderi, thotë se është dashur që qeveria të parandaloj shtrenjtimin e rrymës.
Që nga data 1 prill, tarifat e rrymës në Kosovë janë shtrenjtuar për 15.4%./teve1/