Për 9 muaj, mbi 2.6 milionë persona udhëtuan përmes Aeroportit të Prishtinës
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës përmes një njoftimi publik thotë se është rritur numri i udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari.
Siç thuhet në njoftim, që nga fillimi i vitit e deri në muajin shtator, mbi 2.63 milionë qytetarë kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari”.
“Gjatë muajit shtator ka vazhduar rritja dyshifrore prej 20% e trafikut ajror, 304,829 udhëtarë kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari”. Gjithashtu, që nga fillimi i vitit e deri në muajin shtator mbi 2.63 milionë udhëtarë apo 14% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari”- thuhet në njoftim.
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka paraqitur edhe një grafikë ku vërehet dallimi i numrit të udhëtarëve në vitin 2022 dhe 2023.