SHB “Jetimat e Ballkanit” i dhurojnë një autoambulancë Spitalit të Prizrenit

Shoqata Bamirëse ” Jetimat e Ballkanit”, ka siguruar edhe një donacion të rëndësishëm për nevoja të Spitalit Rajonal të Prizrenit. Drejtori i SHB ” Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, të mërkurën ka vizituar Spitalin e Prizrenit, ku është pritur nga drejtuesit dhe stafi i këtij institucioni shëndetësor.

Ai ka thënë se ndjehet i lumtur që fal donatorëve, Shoqata që e drejton ai po i gjendet afër përmes donacioneve Spitalit të Prizrenit aty ku po paraqitet nevoja.

Ndërkaq, drejtori i Spitalit, dr. Afrim Avdaj, tha se prej kohësh SHB ” Jetimat e Ballkanit” është shndërruar në partnere të vazhdueshme përmes donacioneve të rëndësishme për nevoja të Spitalit, dhe një gjë e tillë po vazhdon edhe me sjelljen e një autoambulance dhe disa pajisjeve tjera.

Humanisti, Halil Kastrati, bëri të ditur se autoambulanca do të jetë në dispozicion të Spitalit që nga dita e nesërme.

Donacione të këtilla për nevoja të Spitalit të Prizrenit, pritet të ketë edhe në të ardhmen, u shpreh në fund drejtori i SHB ” Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, i cili gjithashtu bëri të ditur se ditën e shtunë do të hapet edhe objekti i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjinoc të Suharekës./Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *