Gjendet një burrë i vdekur në një rrugë në Prizren, Policia gjen në vendngjarje një pushkë gjuetie

Një burrë është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës në fshatin Nashec të Prizrenit. Rasti nga Policia po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pushkë gjuetie me një fishekë, një gëzhojë, katër sfera metalike dhe një telefon celular.

“Fsh. Nashec, Prizren 17.05.2021-NN. Është raportuar se në rrugë është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor ku dhe është konfirmuar vdekja  e viktimës ndërsa është gjetur edhe një pushkë gjuetie me një fishekë, një  gëzhojë,  katër sfera metalike dhe një telefon celular. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML për obduksion.  Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia./Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *