Petrit Hoxhaj: Ani thoshin këta të LDK-së në Prizren kemi me bë opozitë, po çfarë opozite kur ia mbajnë “zhagin” PDK-së

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, kuvendarët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan mbledhjen e Kuvendit, pasi u hoq pika e dytë e rendit të ditës ““pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme”.

Kjo ndodhi me propozimin e Haziz Hodaj kuvendar i LDK-së. Pas mbledhjes ka reaguzar ish kuvendari i LDK-së, tash e listës Guxo, Petrit Hoxhaj, i cili e kritikon LDK-në, e cila në një konfenrencë për shtyp tha se do të jetë opozitë e fortë.

Postimi i Plotë

Sot në seancën e Kuvendit Komunal në Prizren hiqet pika e rendit të ditës pytjet e kuvendarëve ndaj egzekutivit , është mjet drejtpërdrejtë për t’ua mbyllur gojën kuvendarëve për hallet dhe problemet e qytetarëve.

Ani thoshin këta të LDK-së në Prizren kemi me bë opozitë, po çfarë opozite kur ia mbajnë “Zhagin” PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *