Policia tenton ta kap hajnin, i riu prizrenas shkakton aksident dhe përfundon në oborrin e një shtëpie

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Grazhdanik të Prizrenit, ku një person ka shkaktuar vetaksident në trafik në afërsi të një shtëpie private, duke tentuar që t’i shpëtojë Policisë. Kjo alarmoi pronarët e shtëpisë, i cili u detyrua të përballej me të dyshuarin, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se dy pronarët e shtëpisë dyshohet se janë kapur me të rin, të cilin edhe e kanë kanosur.

Si pasojë e kësaj, i riu e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka dhënë dëshminë e tij para organeve të hetuesisë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy armë zjarri, ndërkohë që dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ata do të hetohen për veprat penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Kurse ndaj të riut, Prokurori i Shtetit do të iniciojë hetim si rast i veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *