Prizren: 39-vjeçarja denoncon në Polici burrin me të cilin bashkëjeton, thotë se po e rrah

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku viktimat më të shpeshta janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Për një rast të tillë që ka ndodhur në rrugën “Enver Hadri”, në Prizren, mbrëmë para mesnatës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një grua e ka raportuar burrin me të cilin bashkëjeton që 9 vite për dhunën fizike dhe psikike që ia ka shkaktuar pas mosmarrëveshjeve që kanë pasur mes vete.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia, duke e denoncuar rastin në Polici.

Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur burrin e dyshuar, i cili është ndaluar dhe nuk është intervistuar, menjëherë për shkak se ka qenë në gjendje të dehur

Ndaj të dyshuarit, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *