Prizren: I dyshuari godet me veturë këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Zhur në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku, ku një automjet ka goditur një këmbësor.

Sipas policisë, pasi ka goditur këmbësorin, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

“Fsh. Zhur, Prizren, 28.03.2021-09:35. Është raportuar për një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore i cili me pasqyrë godet një këmbësor mashkull kosovar. Drejtuesi i automjetit  i   panjohur deri me tani pas goditjes së këmbësorit largohet në drejtim të panjohur. I lënduari pas tretmanit mjekësor lirohet për në shtëpi. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *