Prizreni kuq e zi!
Osman Hajdari, drejtor i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Prizrenit ka publikuar disa fotografi me flamujë kombëtar të rinj. “Drejtoria e Administratës qysh në fillim të mandatit të saj ka vendosur që Prizrenin ta dekorojë kuq e zi për çdo festë kombëtare shqiptare. Kështu duam dhe do ta kemi gjithmonë Prizrenin” thotë Osman Hajdari.
Njoftimi i plotë:
Prizreni kuq e zi!
Përvec se u vendosën(përtërinë)sot flamujt kombëtarë, ia kujtojmë ankuesve nga opozita se ndryshe nga qeverisjet e kaluara, Drejtoria e Administratës qysh në fillim të mandatit të saj ka vendosur që Prizrenin ta dekorojë kuq e zi për çdo festë kombëtare shqiptare. Kështu duam dhe do ta kemi gjithmonë Prizrenin.
Opozita, si çdo qytetar tjeter, gjithmonë ka të drejtë të ankohet por jo edhe arsye.