Prokuroria në Prizren: 17 aktakuza kundër 18 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë” nga neni 185 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje” nga neni 359 i KPRK-së.

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *