Prokuroria në Prizren: 20 aktakuza kundër 26 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 3 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kontrabandimi me migrant” nga neni 164 i KPK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPK-së;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi” nga neni 182 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 333 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Gjuetia e kundërligjshme” nga neni 350 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 360 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 i KPRK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *