Protestuan mësimdhënësit udhëtarë në Prizren, pritet që komuna t’ua plotësojë kërkesat e tyre
Mësimdhënësit udhëtarë të komunës së Prizrenit, sot kanë organizuar një protestë para selisë së Kuvendit Komunal, shkaku i mospagesës së rishfaqur të udhëtimit të tyre.
Ata më pas janë pritur nga drejtori i Administratës, Osman Hajdari, i cili ka thënë se organet kompetente komunale do të gjejnë forma për të realizuar kërkesat e tyre.
Mësimdhënësit udhëtarë të komunës së Prizrenit, sot kanë organizuar një protestë para selisë së Kuvendit Komunal të Prizrenit , shkaku i mospagesës së rishfaqur të udhëtimit të tyre .
Ata kanë kanë shprehur pakënaqësinë lidhur me rishfaqjen e problemit rreth mbulimit të shpenzimeve të udhëtimit.
Sipas, Bejtush Ibrahimi, skadimi i kontratës përkatëse ka bërë që ata të përballen sërish me çështjen e shpenzimeve të udhëtimit, përkundër zotimeve për gjetjen e një zgjidhjeje adekuate.
Për disa minuta ata kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit Komunal, ndërsa më pasj në sallën e mbledhjeve të Kuvendit, janë pritur në një takim nga drejtori i Administratës, Osman Hajdari. Përfaqësuesi i shoqatës së mësimdhënësve udhëtarë, Bejtush Ibrahimi ,ka pohuar se shpenzimet e udhëtimit nuk po paguhen për mësimdhënësit, dhe se zyrtarët përgjegjës komunalë duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.
Ndërkaq, drejtori i Administratës, Osman Hajdari ka pohuar se kjo çështje do të analizohet, dhe se do të shqyrtohet mundësia për gjetjen e një zgjidhjeje adekuate gjithnjë në kuadër të suazave ligjore. Se kur do zgjidhet kjo çështje, mbetet të shihet që nga java e ardhshme./Tv Prizreni