Psikologu më i mirë i vitit 2022

Duke u bazuar në faktin se psikologjia është një fushë studimi ku trajtohen shumë tematika të rëndësishme për shoqërinë dhe njerëzit në kënde të ndryshme shpjegimi dhe shërbimi terapeutik.

Shqetësimet psikologjike, dyshimet, ngjarjet stresuese të jetës, zhvillimi i fëmijërisë, fazat e periudhës së Adoleshencës, maturimi, pjekuria emocionale dhe sociale, fenomenet tjera sociale e kulturore etj.

Ne si portal nga Komuna e Prizrenit duke vëzhguar punën e palodhshme të Rron Kastratit nga Komuna e Prizrenit  vlerësojmë se është njëri ndër Psikologët më aktiv që ka zhvilluar, realizuar, aktivitete prosociale, psikosociale, motivacionale, seminare, trajnime, diskutime, videoinqizime, emisione të shumta televizive intervista mediatike, hulumtime, ofron gadishmëri energjike që të ofroj mbështetje motivuese ndaj çdo shtrese dhe strukture sociale, i njohur me aktivitete jashtëzakonisht super-aktive në fillimet e Pandemisë e deri në fund.

Rron Kastrati është i angazhuar në vazhdimësi për trajtimin e temave kurioze që janë të kërkuara nga opinioni Kosovar dhe i Shqipërisë, tema këto në lidhje me rëniet e humorit, llojet e ankthit, stresorët akut, kronik, frikërat, sulmet e panikut, format e depresionit, vetëvlerësimet e ulta, mendimet e shtrembërruara, rënia e motiveve, zhgënijimet, pikëllimet, etj.

Rron Kastrati i fokusuar që të realizoj aktivitete të pandërprera me të rinjët e Komunës së Prizrenit dhe Komunave tjera tani po ndërton një plan të ndërveprimit psikologjik dhe social me Adoleshentët të cilët po përballen periodikisht me vështirësi emocionale, me kriza identieti, me modele të papërshtatshme rolesh.

Rron Kastrati poashtu bashkëpunon me akterë të shumtë institucional, pjesë dhe organizues i tryezave multidisiplinare për femijët me shkallë rrezikshmërie të mesme dhe të lartë, duke kontribuar përmes ofrimit të sesioneve këshilluese dhe konstruktive në zvogëlimin e rrezikshmërisë, integrimin e fëmijeve në kushte përparimtare e risocializuese.

Gjithashtu Rron Kastrati në cilësinë e Psikologut për nga natyra është kurioz dhe ndjek pasionin e eksplorimit mbi mendjet njerëzore, admirues i teorive Frojdiste, por edhe atyre evolucionare, respekton dhe inkurajon praktikimin e riteve të pastra fetare sipas besimit të njerëzve, sepse kjo ju ndihmon njerëzve që kanë shqetësime psikologjike, dyshime, mendime të tepruara negative, humbje të interesit për jetën.

Rron Kastrati në shkrimet e tij e ka potencuar se gjithçka që i duhet natyrës njerëzore është emocioni i gjallërisë, dhe meqenëse për të ndërtuar teori psikologjike(shkencore) nevojitet proces hulumtimi, gjatë kësaj periudhe kohore ai ka filluar të ndërtoj themelet e para të “Emocionanalizës”.

Emocionanaliza do të përqëndrohet në rigjetjen, zbulimin, identifikimin, zhvillimin e emocioneve që adrenalizon dhe energjetizon strukturat psikologjike të individit.

Derisa njerëzit kanë frikë, mund të kenë poashtu dhe eksitim, por frikën e ndjejnë rrezik ekzistence dhe humbje kontrolli, kurse eksitimin e shtypin pa e kanalizuar në drejtime tjera zhvillimore të jetës.

Andaj në këto raste zbulimi i emocionit të gjallërisë tek njerëzit forcon kapacitetet përsonale të vetë-respektit, vetë-vlerësimit, dhe produktivizon Unin individual në racionalizimin e çdo shqetësimi, brenge, dyshimi, pasigurie, ankthe reale, neurotike, e morale.

“Të jesh i emocionuar kur ti rrëmbehesh nga gjallëria superlative, njeriun nuk e gjunjëzon asnjë çrregullim frike” thekson z.Kastrati.

Duke u bazuar në aktivitetet energjike të dëshmuara dhe angazhimin e tij profesional për shoqërinë në përgjithësi, Rron Kastrati si një ndër psikologët më të ri dhe plot pasion e motiv pune nga ne si portal informativ në Prizren nominohet dhe shpallet Psikologu i vitit 2022 për Komunën e Prizrenit.

Aktivitetet e tij mund t’i ndjekni në rrjetet sociale, Instagram, Facebook, Tik-Tok, YouTube, dhe shumë aktivitete tjera institucionale e organizative.

Mëposhtë gjeni disa nga aktivitetet e tij të deritanishme nga fotot e publikuara publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *