Suharekë, hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë ka ndodhur një vjedhje ditën e enjte.

Siç njofton policia, persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi, duke vjedhur para, stoli ari dhe argjendi në vlerë të konsiderueshme.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe argjendi në vlerë te konsiderueshme. Nga njësitë relevante policore po kryhen veprime hetimore”, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *