Rahovec: Burri ushtron dhunë psikike ndaj gruas dhe i kërkon të largohet nga shtëpia

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një burrë ka përfunduar në Polici si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku një burrë 48-vjeçar, pas një konflikti verbal ka eskaluar në dhunë psikike ndaj viktimës.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që gjithë ngjarjen e ka rrëfyer në Polici.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e saj, burri i saj i ka kërkuar të largohet nga shtëpia dhe se në vazhdimësi kanë pasur probleme të tilla.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *