Refuzohen mbi 14 mijë zarfe me vota nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se janë refuzuar mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të ardhura nga diaspora.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi në një konferencë për media ka thënë se deri më tani janë hapur 31 mijë e 164 pako me fletëvotime.

“Deri tani janë numëruar 161 vendvotime  nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre ose mbi 33% e tyre. Poashtu në këtë qendër Shërbimi Votues i KQZ’së 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime nga jashtë vendit. Deri më tani janë hapur 31 mijë e 164 pako të supozuara me fletëvotime prej nga kemi të aprovuar 35 mijë e 834 zarfe me fletëvotime dhe 14 mijë e 200 zarfe të refuzuara. Arsyet janë të ndryshme për refuzimin e tyre”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *