Rrahu nënën pasi u fjalos me motrat e tij, prizrenasi dënohet me 8 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit, Gj.B. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Sipas njoftimit të Gjykatës, i njëjti është dënuar me tetë muaj burgim pasi i ka shkaktuar lëndime trupore nënës së tij.

Gjykata ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe motrave të tij, nëna ka ndërhyrë që ta qetësojë situatën, por më pas djali i saj e ka sulmuar fizikisht atë.

“Në maj të vitit 2018, në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, i akuzuari Gj.B., i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës – nënës së tij (viktimë e ndjeshme), në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake, pasi që i pandehuri fjaloset me motrat e tij, e dëmtuara – nëna e të pandehurit ndërhyn me qëllim të qetësimit të situatës, atëherë e dëmtuara sulmohet fizikisht nga i akuzuari GJ.B., me të cilat veprime të dëmtuarës i shkaktohen lëndime trupore të konstatuara me ekspertizë mjeko ligjore”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *