Gjykata Themelore e Prizrenit jep detaje për rrahjen në seancën ku po gjykohej Komandant “Molla e Kuqe”

Remzi Shala i njohur me nofkën ‘Molla e Kuqe’ gjatë seancës që po zhvillohej në Gjykatën Themelore të Prizrenit, e ka sulmuar me shishe palën e dëmtuar.

Në anën tjetër Gjykata Themelore në Prizren ka dhënë detaje se i ka ndodhur përplasja.

Gjykata Themelore e Prizrenit ka treguar se deri tek incidenti ka ardhë pasi i akuzuari deri sa po dëgjohej dëshmitari ka sulmuar të pranishmit në sallë të gjykimit.

Njoftimi i plotë:

“Sot, në sallën numër 1 të Gjykatës Themelore në Prizren, deri sa po mbahej seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i akuzuar për krime lufte, pak para orës 12:00, deri sa po dëgjohej një dëshmitar, ka filluar një incident në mes të pranishmëve në sallë të gjykimit, dhe është ndërprerë seanca.

Është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës, gardianëve të burgut, dhe i sigurimit të Gjykatës, (të cilët kanë qenë të pranishëm në sallë) për të ndërprerë incidentit, dhe për të liruar sallën e gjykimit, më pastaj Policia ka dërguar forca shtesë dhe kanë arrestuar të dyshuarit e rastit.

Në sallë të gjykatës kanë qenë të pranishëm të dëmtuarit dhe familjarë të tyre, i akuzuari nën përcjellje të gardianëve të burgut, dhe familjarë të tij të afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *