Shaqir Totaj viziton klubet futbollistike, zotohet për kthimin e dinjitetit të sportit prizrenas

Në programin tonë qeverisës, njëra ndër shtyllat kryesore është zhvillimi i sportit, kulturës dhe mbështetja ndaj rinisë.

Qeverisja aktuale ka degraduar jetën kulturore e sportive në qytetin tonë, në qytetin e kulturës, sportit e muzikës. Ne jemi kopetent, të gatshëm dhe kemi pasionin e dashuri ndaj këtij qyteti, prandaj do të jemi përherë krah për figurat emblematike të qytetit tonë.

Sot në vizitën në klubet e futbollit “Liria” dhe “KF Prizreni”, pam nga afër kushtet joadekuate në të cilat ata ushtrojnë dhe biseduam me ta për vështërsitë që kanë pasur gjatë këtyre viteve të fundit.

Totaj pas bisedës me futbollistët e këtyre klubeve u shpreh: “Prizreni krenohej dikur me futbollin. Por sot nuk është kështu. Mungesa e vëmendjes së kryetarit në shkuarje ka ndikuar negativisht në ecurinë e futbollit prizrenas, e vecmas klubeve të këtij qyteti, sikurse është ikona e Prizrenit, Liria. I shoqëruar nga kandidatët për Asamble, sot vizitova klubet Liria dhe FC Prizreni për tu njohur nga afër me sfidat e tyre të përditshme dhe planet e ardhshme.

Si ish sportist aktiv dhe kryetar i ardhshëm, iu premtova se do të jem afër futbollit prizrenas. Qyteti jonë i ka dhënë shumë sportit kosovar dhe vazhdon të prodhoj talent botërorë prandaj dora e mbështetjes së komunës nuk do të mungoj. Do të sigurojmë kushte më të mira për talentët tanë duke mirëmbajtur stadiumet tone e ofruar mbështetje financiare. Vetëm bashkë mund t’ia rikthejmë krenarinë sportit prizrenas. Bashkë për Prizrenin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *