Shiste dhe shpërndante marihuanë nga banesa, arrestohet i dyshuari në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Prizren nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.
Policia kishte pranuar informacione se i dyshuari nga banesa e tij ka shitur dhe shpërndarë substanca të dyshuara narkotike.
“Me datën 04.06.2024 rreth orës 19:00, në kuadër të planit operativ të lartcekur, DHTN-njësia në Prizren, ka pranuar informacione se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se nga banesa e tij në Prizren në intervale të ndryshme kohore ka shitur dhe ka shpërndarë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.”
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:
- një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth 14.56 gramë (e përgatitur për shitje),
- një qese plastike me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë prej rreth 1.69 gramë (e përgatitur për shitje),
- një telefon mobil,
- një pako me folje alumini,
- njëqind e dymbëdhjetë (112) euro para të gatshme.
I dyshuari, pas intervistimit, është ndaluar.
“Lidhur me rastin personi i dyshuar është dërguar për intervistim, ku pas intervistimit ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e ndalimit policor, derisa me procedurat e mëtejme hetimore lidhur me këtë rast vazhdojnë të merren njësitë përkatëse policore.”