Shoqata Zejtare Afariste organizoi iftar për 430 persona për kategoritë sociale dhe personat me afëtsi të kufizuara

Shoqata Zejtare Afariste njofton se mbrëmë ka shtruara iftar për 430 persona për kategoritë sociale dhe personat me afëtsi të kufizuara.

Njoftimi i plotë:

Iftari sonte është më i veçanti se netëve tjera, ngase po çojmë në vend një porosi të Krijuesit të gjithësisë, që të jemi unikë, solidarë e mbështetës ndaj njëri-tjetrit.

Është begati e mirësi e Allahut që na ka bashkuar sonte në këtë sofër të bekuar. Zotin na udhëzon që gjithherë të jemi të bashkuar e në ndihmë të njëri-tjetrit, se vetëm kështu jemi më të dashur te Zoti ynë.

Shoqata Zejtare Afariste Prizren, shtroi iftar për kategoritë sociale dhe personat me aftësi të kufizuara në sheshin e Lidhjes së Prizrenit, ku kanë qenë të pranishëm rreth 430 persona.

Përveç drejtuesve të shoqatës “SHZAP” këtu kanë qenë i pranishëm edhe nga Kryesia BIK-ut, përfaqësuesit e bizneseve Prizrenas, si dhe asamblistë nga Kuvendi Komunal i Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *