Sot u përkujtua, në 22 vjetorin e rënies, heroi Ismajl Kryeziu

Nisi me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe përfundoi me nderimet tek lapidari I heroit në Arbanë.

Ismajl Kryeziu ishte veprimtar i hershëm nga koha demonstratave të fund viteve 80-ta e deri në rënie, pjesë e organizimeve gjithëpopullore në kundërshtim të agresionit serb.

Ai, pos aktivitetit politik ishte dhe anëtar i KMDLNJ.

Ndër themeluesit e UÇK-s në Rajonin e Prizrenit.

“Një veprimtar shumë dimensional që nga politika, të drejtat e njeriut u shndërrua në luan për çlirimin e Kosovës që me armë në dorë shporri armikun nga trojet arberore”, kujtuan me këtë rast Bashkim Gashi e Bashkim Kajdomçaj, komandant ‘shpendin’, këtë vigan nga koha e bashkëveprimit jo vetëm në KMDLNJ.

Me këtë rast në nderim  të figurës tij prezantuan edhe bashkëluftëtarë të shumtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *