Aeroporti Archives - Prizreni Sot

Për tre muaj mbi 2 milionë qytetarë lëvizën lirshëm pas liberalizimit: Asnjë shkelje ligjore
Kosova ka hyrë në muajin e katërt që kur iu dha drita e gjelbër për liberalizimin e vizave.

E gjatë këtij katërmujori, nuk është regjistruar asnjë thyerje e rregullave.

Nga qeveria kanë bërë të ditur se nga të dhënat e deritanishme, është vërejtur fluks i madh i lëvizjeve të qytetarëve në vendet evropiane.

“Normalisht do duhej një periudhë më e gjatë sëpaku gjashtë mujori i parë i vitit për të pas edhe një analizë më të detajuar, por ajo çfarë mund të them prej të dhënave që ne disponojmë dhe normalisht informatave që marrim edhe nga terreni, momentalisht është rritur numri i njerëzve dhe qytetarëve që lëvizin dhe po e shfrytëzojnë liberalizimin e vizave, por nuk kemi hasur në raste të shkeljeve flagrante apo problemeve të ndryshme” , ka deklaruar Klisman Kadiu-Këshilltar i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimit.

Procesi po vlerësohet se po shkon mirë, mirëpo bëhet e ditur se ka pasur raste që kosovarët edhe janë ndaluar për të hyrë në zonat schengen në mungesë të dëshmisë financiare.

“Normalisht ky proces po shkon mirë, po shkon pa probleme numri i personave të cilët nuk janë lejuar në zonën Shengen ka pasur raste, por nuk kanë qenë një numër shqetësues, numri është relativisht i vogël i personave për të arritur që të dëshmojnë që kanë mjetet financiare, të mjaftueshme, pas raste të tilla por të limituara”, ka thënë ai.

E sipas të dhënave të Policisë, gjatë tre muajve të parë, nga Kosova lëvizën mbi 2 milionë qytetarë.

Për njohësin e ekonomisë, Safet Gerxhaliu, këto shifra nuk janë shqetësuese.

“Në aspektin statistikor, sa e lëshojnë Kosovën edhe aq mbesin në Kosovë, është evidente një tentativë e butë e ikjes dhe largimit të kosovarëve drejtë vendeve të Evropës, por definitivisht nuk ka arsyeje për panik” , ka thënë ai.

Sipas Gërxhaliut, Qeveria duhet të bëjë fushatë sensibilizuese për qytetarët që të mos largohen nga vendi dhe në të njëjtën kohë ta kthejë vëmendjen në rritjen ekonomike./teve1

The post Për tre muaj mbi 2 milionë qytetarë lëvizën lirshëm pas liberalizimit: Asnjë shkelje ligjore appeared first on Prizreni Sot.

45 aeroplanë pritet sot të nisen nga Aeroporti i Prishtinës
Kompania që ka nën menaxhim dhe me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Limak Kosovo” ka bërë të ditur se sot do të nisen 45 aeroplanë nga Kosova.

Vetëm në tri ditët e para të janarit, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë udhëtuar mbi 31 mijë udhëtarë apo rreth 11 mijë më shumë se në tri ditët e janarit të vitit të kaluar.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka theksuar se në tri ditët e para të janarit kanë udhëtuar mbi 31 mijë udhëtarë dhe janë realizuar 212 fluturime.

Gara i ka thënë RTK-së se ende është herët ta dinë nëse rritja e numrit të udhëtarëve ka të bëjë me liberalizimin meqë sipas saj, kjo periudhë ishte edhe kohë festash dhe shumë mërgimtar qëndruan në Kosovë. Ajo ka deklaruar se një pasqyrë më të qartë mund ta kenë brenda tre muajsh.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi që më 1 janar filloi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

The post 45 aeroplanë pritet sot të nisen nga Aeroporti i Prishtinës appeared first on Prizreni Sot.

Zëdhënësja e Aeroporti: Më 1, 2 dhe 3 janar mbi 10 mijë udhëtarë më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2023
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka bërë të ditur se me 1,2 dhe 3 janar në Kosovë kanë ardhur mbi 13 mijë udhëtarë, ndërsa janë nisur nga Kosova 18 mijë e 341 udhëtarë.

Gara, në një përgjigje për Express, ka thënë se në total numri i udhëtarëve që kanë ardhur në Kosovë dhe që janë larguar nga Kosova është 31 mijë e 905.

“13 564 ardhje; 18 341 nisje; 31 905 total”, thuhet në përgjigje.

Gara gjithashtu ka treguar se krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar ka një rritje prej mbi 10 mijë udhëtarëve.

“Nga data 1 janar deri më 3 janar, kanë kaluar dikund rreth 31 mijë udhëtarë vajtje-ardhje. Nëse e krahasojmë të njëjtën periudhë me tri ditët e para të vitit 2023, kemi dikund mbi 10 mijë udhëtarë më shumë se sa vitin e kaluar, mirëpo ky është një trend i cili vazhdimisht ka qenë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke pasur parasysh se çdo vit kemi pasur rritje të numrit të udhëtarëve si në vajtje po ashtu edhe në ardhje”, ka thënë Gara.

Ajo ka përmendur liberalizimin e vizave si një nga arsyet, megithatë ka deklaruar se duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për pikun e sezonit kur janë festat dhe pushimet dimërore.

“Edhe liberalizimi i vizave ka ndikuar në këtë rritje të numrit të udhëtarëve, mirëpo duhet pasur parasysh që tani jemi në periudhën kur pika e sezonit dimëror, jemi në periudhën pas festave ku për festa vijnë shumë bashkatdhetarë që festojnë në familjet e tyre, prandaj është herët që të dalim me një vlerësim të tillë që liberalizimi i vizave ka ndikuar në këtë trend të rritjes”, ka deklaruar Gara.

The post Zëdhënësja e Aeroporti: Më 1, 2 dhe 3 janar mbi 10 mijë udhëtarë më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2023 appeared first on Prizreni Sot.

Fluksi i mërgimtarëve, Gara: Vetëm gjatë dhjetorit kanë ardhur në Kosovë rreth 134 mijë persona
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se vetëm gjatë muajit dhjetor në këtë aeroport kanë udhëtuar 221 mijë e 309 udhëtar.

Sipas saj, 133 mijë e 910 prej tyre kanë qenë në ardhje.

Tutje Gara tha se viti 2023 pritet të përmbyllet me 3.4 milionë udhëtar.

“Vetëm në muajin Dhjetor nga data 1 deri më 27 (deri më sot) kanë udhëtuar 221 309 udhëtarë, përmes ANP ‘Adem Jashari’ (ku nga këta 133 910 kanë qenë në ardhje), përderisa presim të përmbyllim vitin me mbi 3.4 milion udhëtarë. Të dhënat e sakta do të bëhen publike në Janar 2024”, ka sjhrkuar ajo në një postim në “Facebook”.

The post Fluksi i mërgimtarëve, Gara: Vetëm gjatë dhjetorit kanë ardhur në Kosovë rreth 134 mijë persona appeared first on Prizreni Sot.

Për 9 muaj, mbi 2.6 milionë persona udhëtuan përmes Aeroportit të Prishtinës
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës përmes një njoftimi publik thotë se është rritur numri i udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari.

Siç thuhet në njoftim, që nga fillimi i vitit e deri në muajin shtator, mbi 2.63 milionë qytetarë kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari”.

“Gjatë muajit shtator ka vazhduar rritja dyshifrore prej 20% e trafikut ajror, 304,829 udhëtarë kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari”. Gjithashtu, që nga fillimi i vitit e deri në muajin shtator mbi 2.63 milionë udhëtarë apo 14% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari”- thuhet në njoftim.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka paraqitur edhe një grafikë ku vërehet dallimi i numrit të udhëtarëve në vitin 2022 dhe 2023.

The post Për 9 muaj, mbi 2.6 milionë persona udhëtuan përmes Aeroportit të Prishtinës appeared first on Prizreni Sot.

Mbi 1.5 milion mërgimtarë erdhën në Kosovë në gjashtë muajt e parë të këtij viti
Në gjashtë muajin e parë të vitit 2023, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë ardhur mbi 1.5 milion mërgimtarë.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar mbi 10,400 fluturime, ku numri më i madh është realizuar nga Zvicra, ndjekur nga Gjermania, Turqia dhe Austria.

Sipas të dhënave të ANP “Adem Jashari”, numri më i madh i mërgimtarëve ishte nga Zvicra, me 583,206 udhëtarë apo 38.24 për qind e numrit të përgjithshëm të udhëtarëve. Po ashtu, numër të lartë të ardhjes së mërgimtarëve kishte dhe nga Gjermania me 517,863 udhëtarë, Turqia me 165,727 udhëtarë dhe Austria me 6.1 për qind të pjesëmarrjes së udhëtimeve, raporton Telegrafi.

Për sa i përket numrit të fluturimeve, nga Zvicra janë realizuar 3,750 udhëtime, pasuar nga Gjermania me 3,315, Turqia me 1,150 dhe Austria me 710 fluturime.

Numër më i madh i ardhjes së mërgimtarëve është realizuar gjatë muajve prill dhe maj, ku kanë ardhur në total 586,157 udhëtarë me 4,040 fluturime.

Gjatë muajit janar kanë ardhur 235,834 mërgimtarë me 1,660 fluturime, në shkurt në vendin tonë kanë ardhur 193,116 udhëtarë me 1,238 fluturime, në muajin mars kanë ndodhur 1.496 fluturime me 221,760 udhëtarë, ndërsa në muajin qershor janë 289,919 udhëtarë me 2,026 fluturime.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë vitit 2022, diaspora ka dërguar 59.4 milionë euro më shumë, shkruan Telegrafi.

Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit gusht me 131.6 milionë euro nga totali prej mbi 1.2 miliard euro.

Bazuar në kanalet e dërgimit, BQK-ja thotë se, 702.1 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale dhe kanaleve alternative.

Ndërsa, sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës. Nga ky vend kanë ardhur 41.2 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 20.2 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 9.1 për qind.

Banka Botërore thotë se pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është rreth 20 për qind, ku nga shpallja e pavarësisë janë dërguar 13 miliardë euro.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

The post Mbi 1.5 milion mërgimtarë erdhën në Kosovë në gjashtë muajt e parë të këtij viti appeared first on Prizreni Sot.

Mungesa e materialit për pasaporta, Aeroporti ka një paralajmërim të rëndësishëm për ju që udhëtoni
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” i ka paralajmëruar udhëtarët se nuk do t’ju lejohet qasja në fluturim, nëse kanë pasaporta me afat të skaduar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ANP ka thënë se qytetarët që udhëtojnë përmes këtij aeroporti patjetёr duhet tё jenё tё paisur me dokumentacion tё vlefshёm pёr udhёtim.

“Ju informojmё se pёr tё udhёtuar pёrmes Aeroportit Ndёrkombёtar tё Prishtinёs “Adem Jashari”, qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs, patjetёr duhet tё jenё tё paisur me dokumentacion tё vlefshёm pёr udhёtim. Udhёtarёve me dokumentacion tё skaduar tё udhёtimit tё lёshuar nga Republika e Kosovёs nuk do t’ju lejohet casja nё fluturim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, qytetarët s’po mund të pajisen me pasaporta qe disa javë, në mungesë materiali.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se materiali për këto dokumente s’do të vijë deri në janar. Aktualisht, pasaportat po lëshohen vetëm për raste emergjente.

The post Mungesa e materialit për pasaporta, Aeroporti ka një paralajmërim të rëndësishëm për ju që udhëtoni appeared first on Prizreni Sot.

Njoftim nga Aeroporti i Prishtinës për qytetarët që kanë humbur valixhet e tyre apo gjëra të tjera
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” – Limak Kosovo, njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre apo gjëra të tjera dhe akoma kanë raportin nga zyra e ‘Lost and Found’ apo dokumente tjera që dëshmojnë një gjë të tillë, të lajmërohen në aeroport deri më datë 17 Nëntor  2022 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së tyre.

Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 17 Nëntor 2022, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në Kosovë.

Për çdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyrën e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit +383 38 501 502 1270/1271 apo përmes e-mailit në: lost.found@limakkosovo.aero

The post Njoftim nga Aeroporti i Prishtinës për qytetarët që kanë humbur valixhet e tyre apo gjëra të tjera appeared first on Prizreni Sot.

Mërgimtarët nga ky shtet prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë
Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” bëri të ditur se viti 2021 u përmbyllë me 2,176,036 udhëtarë.

Numri i fluturimeve ka qenë më i madh gjatë muajve verorë (korrik-gusht) dhe po ashtu në muajin dhjetor kanë qenë 1500 fluturime, me afro 200 mijë pasagjerë.

Theksohet se mërgimtarët nga Zvicra prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa, shkruan albinfo.ch.

Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë nga aeroporti e Prishtinës mbetet Zvicra, me qytetet e saj, si Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva, më pas vjen Gjermania, me qytete si Dyseldorf, Shtutgarti, Mynihu dhe Berlini, e kështu me radhë.

Mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.

The post Mërgimtarët nga ky shtet prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Mërgimtarët në Kosovë – për festat e fundvitit fluturuan 1,423 aeroplanë me 180 mijë udhëtarë
Gjatë muajit dhjetor, përkatësisht për festat e fundvitit, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në vendin tonë kanë fluturuar 1,423 aeroplanë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara duke shtuar se numri i mërgimtarëve që kanë udhëtuar në vend është 180 mijë.

“Nga data 1 deri 28 dhjetor kanë fluturuar 1,423 aeroplanë me 180 mijë pasagjerë. Deri në fund të 2021 presim të përmbyllim vitin me 2.1 milionë pasagjerë”, tha Gara.

Mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.

Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro, përcjell Telegrafi.

BB thekson se diaspora kosovare është renditur e treta në botë sa i përket dërgimit të parave në vendin e origjinës në vitin 2021.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga muaji janar deri në muajin tetor 2021, vlera e remitencave në Kosovë ka arritur në 956 milionë euro, me një rritje prej 20 për qind nga viti i kaluar.

“Viti 2021 shënoi një ritëm më të shpejtë të rritjes edhe për remitencat e dërguara nga diaspora në Kosovë, ku vlera e tyre deri në fund të muajit tetor është 956 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 20 për qind”, ka treguar guvernatori Fehmi Mehmeti gjatë një konference për medie.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë më shumë se 850 mijë banorë.

Numër i madh i tyre jetojnë në Gjermani, Zvicër, Austri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

The post Mërgimtarët në Kosovë – për festat e fundvitit fluturuan 1,423 aeroplanë me 180 mijë udhëtarë appeared first on Prizreni Sot.

Procedura shtesë gjatë udhëtimit, Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim me rëndësi
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka dal me një njoftim me rëndësi për udhëtarët.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Aeroporti ka njoftuar për procedurat shtesë gjatë udhëtimit, të cilat do të jenë efektive që nga dita e sotme.

Më poshtë gjeni të gjitha procedurat:

-Të gjithë udhëtarët duhet të vazhdojnë të jenë në aeroport 2 orë para fluturimit.

-Të gjithë udhëtarët duhet të bëjnë gati Formularin e Hyrjes në Vend(Country Entry Form), bazuar në vendet e destinacionit. Ju mund të gjeni kodin QR dhe lidhjet për formularët dixhital për secilin vend në hyrjen e terminalit të aeroportit, apo mund t’i gjeni në ëeb faqen tonë ëëë.limakkosovo.aero

-Ju lusim per vemendje qe keto forma ti plotesoni para arritjes tuaj ne aeroport sepse per shkaqe teknike eshte e pamundur qe personeli yne te iu asistoj secilit udhetare ne plotesimin e formave, megjithate ne do te jemi ne dispozicionin tuaj per personat me nevoja te vecanta.

-Të gjithë udhëtarët duhet të kenë PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë deri në kohën e fluturimit, apo antigjen test negativ jo më të vjetër se 48 orë deri në kohën e fluturimit, ose kartën e vaksinimit për 2 doza vaksinash. Vaksinat duhet të jenë vaksina të pranuara nga BE dhe duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë. Për ndryshime nga këto rregulla ju lusim që të kontrolloni kërkesat e vendit/destinacionit.

-Të gjithë udhëtarët duhet të bëjnë gati të gjitha dokumentet e kërkuara dhe ti kenë në duar që t’i prezentojnë te personeli ynë në momentin e paraqitjes së tyre.

-Udhëtarët që nuk janë në gjendje t’i tregojnë dokumentet e kërkuara në hyrje të terminalit të aeroportit duhet ta lëshojnë rendin dhe pas kompletimit të dokumentacionit duhet të ri-rreshtohen përsëri.

-Më tej, mirësisht ju lusim që të kontrolloni sportelet (check-in) në bazë të kompanisë ajrore dhe numrit të fluturimit dhe jo vetëm destinacionin, sepse ndodhë që në të njëjtën kohë ka fluturime për destinacionin e njëjtë dhe duke mos kontrolluar saktë nr. e fluturimit, ndodhë që jeni duke pritur në radhën dhe sportelin e gabuar dhe më pas të jeni me vonesë në fluturimin e duhur. E njëjta duhet shikuar edhe gjatë qëndrimit në radhë në dalje për në aeroplan.

-Për procedura të vizave, dokumenteve tjera shtesë të udhëtimit gjatë kohës së pandemisë, ju lusim që gjithmonë t’i referoheni informacionit të publikuar në ëeb faqet e ambasadave të shteteve përkatëse.

Ju lusim t’i keni parasysh rregullat e paisjes me maska, pritjes dhe përcjelljes së udhëtarëve të publikuara më parë.

Poashtu, ju lusim për mirëkuptimin tuaj dhe respektimin e procedurave të lartëshënuara!

The post Procedura shtesë gjatë udhëtimit, Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim me rëndësi appeared first on Prizreni Sot.

Aeroporti i Prishtinës shënon rekord, mbi 340 mijë udhëtarë gjatë muajit korrik
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës  “Adem Jashari” e ka përmbyllur muajin korrik me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019, përderisa në korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%.

Sipas njoftimit të ANP “Adem Jashari”, ky aeroport në korrik të vitit 2019 kishte 280,013 udhëtarë, në korrik 2020 kishte 88, 607 udhëtarë, kurse në korrik të këtij viti është realizuar rekord, prej 340, 446 udhëtarësh.

“Sa i përket muajit gusht, vetëm në javën e parë janë realizuar 661 fluturime me një numër prej 104, 256 udhëtarësh. Ne falenderojmë bashkëatdhetarët tanë dhe të gjithë udhëtarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA. ”, thuhet në njoftim.

The post Aeroporti i Prishtinës shënon rekord, mbi 340 mijë udhëtarë gjatë muajit korrik appeared first on Prizreni Sot.

Mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovë gjatë muajit korrik
Mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë arritur në Kosovë gjatë muajit korrik.

Zyra për Informim e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, konfirmoi se në korrik janë realizuar 1 mijë e 327 fluturime.

Gjithashtu, nga kjo zyrë bënë të ditur se po në muajin korrik mbi 100 mijë udhëtarë kanë shkuar nga Kosova në vendet evropiane.

“Periudha 1 korrik – 31 korrik 2021 – Fluturime: 1,327 – Udhëtarë në ardhje: 221,729 – Udhëtarë në shkuarje: 118,477. Gjithsej ardhje-shkuarje: 340,206”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin.

Ndryshe, bashkatdhetarët këtë vit kanë pasur më shumë lehtësime për të udhëtuar drejt Kosovës, kjo për shkak të lehtësimit të masave Anti-COVID, në vendin tonë e po ashtu edhe në shtetet tjera ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Kosova ka lehtësuar masat muaj më parë, ku nuk ka kufizim të lëvizjes, e po ashtu janë lejuar edhe ahengjet familjare, dasmat e organizime tjera.

The post Mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovë gjatë muajit korrik appeared first on Prizreni Sot.

25 aeroplanë me mërgimtarë nga Zvicra vijnë nesër në Kosovë
Raporti i fundit në Aeroportin e Cyrihut, lidhur me fluturimet për ditën e shtunë, drejt Prishtinës tregon nivele rekorde.

Orari i Fluturimeve Ajrore nga Cyrihu njofton se pas rritjes së madhe të kërkesave të udhëtarëve që për pushimet verore duan të udhëtojnë drejt Kosovës, fluturimet ditore në këtë destinacion po arrijnë në nivele rekord.

Nëntë aeroplanë do të nisen  vetëm nga Cyrihu në ditën e shtunë, drejt Kosovës, gjegjësisht Aeroportit të Prishtinës.

Nga ana tjetër, edhe në Aeroportin e Bazelit ka numër rekord fluturimesh drejt Kosovës.

Vetëm në ditën e shtunë 14 aeroplanë të kompanive të ndryshme, do të udhëtojnë drejt Aeroportit “Adem Jashari” të Prishtinës, shkruan tutje albinfo.ch.

Vlen të theksohet se një rekord i tillë nuk ka qenë më pare i regjistruar në aeroportet e Zvicrës.

Ndërkohë, edhe në Aeroportin e Gjenevës, ndonëse më pak në numër, do të ketë fluturime gjatë ditës së shtunë.

The post 25 aeroplanë me mërgimtarë nga Zvicra vijnë nesër në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Për dy javë erdhën rreth 500 aeroplanë me mërgimtarë
Shumë bashkatdhetarë tanë, që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore, ia kanë mësyrë Kosovë për pushime.

Sipas Zyrës për Informim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, brenda dy javëve janë realizuar 525 fluturime me 86 mijë e 86 udhëtarë në ardhje.

“Nga 1-14 korrik kemi shërbyer 525 fluturime me 86,086 udhëtarë në ardhje dhe 37,062 në shkuarje”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.

Nga ana tjetër, ardhjet e shumta janë edhe me automjete. Në pikën kufitare Merdare, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 30 deri në 50 minuta. Ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë 20 deri në 25 minuta.

The post Për dy javë erdhën rreth 500 aeroplanë me mërgimtarë appeared first on Prizreni Sot.

Diaspora po vjen më të madhe në vendlindje, për dy javë arrijnë rreth 300 aeroplanë me mbi 41 mijë udhëtarë
Me fillimin e lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës ka filluar ta shtoj fluksin e ardhjes në vendin tonë.Sipas zëdhënëses së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara brenda dy javëve janë realizuar 287 fluturime me 41 mijë e 662 udhëtarë.

“Nga data 7 deri 13 qershor janë 137 fluturime me 19 mijë e 750 udhëtarë në arritje dhe 18 mijë e 168 udhëtarë në shkuarje. Ndërsa, nga data 14 deri 20 qershor janë realizuar 150 fluturime me 21 mijë e 912 udhëtarë në arritje dhe 17 mijë e 517 udhëtarë në shkuarje”, tha  Gara.

Po ashtu, mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.

Ndryshe, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

The post Diaspora po vjen më të madhe në vendlindje, për dy javë arrijnë rreth 300 aeroplanë me mbi 41 mijë udhëtarë appeared first on Prizreni Sot.

Nga Gjermania e Zvicra fluksi më i madh i mërgimtarëve që fluturuan drejt Kosovës gjatë majit
Festa e Fitër Bajramit ka bërë që shumë bashkatdhetarë të marrin rrugën drejt Kosovës. Vetëm sot në Kosovë kanë arritur katër aeroplanë, teksa deri në mesnatë pritet që në Kosovë të arrijnë  edhe 19 aeroplanë të tjerë me udhëtarë nga Zvicra e Gjermania, shkruan Gazeta Express. Fluks të udhëtimeve sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka pasur gjatë gjithë kësaj pjese të parë të muajit maj.

Nga orët e para në të mëngjesit e deri më tani, katër aeroplan me udhëtarë  kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Deri në orët e mesnatës, bë Kosovë pritet të vijnë edhe 17 të tjerë nga vende të ndryshme.

E fluks të udhëtimeve për në Kosovë ka pasur gjatë tërë muajit maj.

“Në datat 1-12 Maj 2021 janë operuar 134 fluturime komerciale me 22.500 udhëtarë në ardhje dhe 14.000 në shkuarje”, ka thënë zëdhënsja e Aeoportit, Valentinga Gara për Gazetën Express.

Më tutje ajo deklaroi se me së shumti udhëtarë kanë ardhur nga Zvicra dhe nga Gjermania.

“Zvicra dhe Gjermania kanë prirë me numër fluturimesh dhe udhëtarësh për në Kosovë”, ka thënë ajo.

Në ndërkohë, pritet që edhe nesër të ketë fluks të madh të fluturimeve drejt Kosovës.

Gjithsej nesër në Kosovë pritet të vijnë edhe 11 aeroplan me udhëtarë nga vendet jashtë Kosovës.

The post Nga Gjermania e Zvicra fluksi më i madh i mërgimtarëve që fluturuan drejt Kosovës gjatë majit appeared first on Prizreni Sot.

Sot brenda ditës pritet të aterojnë 15 fluturime nga diaspora në Aeroportin e Prishtinës
Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës të cilat do të mbahen këtë të diel, me datë 14 shkurt, kanë zgjuar interesin e bashkëatdhetarëve për të votuar në mënyra të ndryshme.

Numër i madh i tyre kanë votuar përmes postës, ku sipas të dhënave të deritanishme rreth 16 mijë fletëvotime kanë arritur të deponohen në Dhomën e operacionit të votimit me postë.

Por, përveç votimeve me postë, një numër i madh i bashkëatdhetarëve kanë vendosur të vijnë në vendlindjen e tyre për të votuar.Vetëm gjatë ditës së sotme pritet të aterojnë 15 fluturime nga diaspora në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Më 12 shkurt në ANP janë 15 fluturime në ardhje, (8) prej tyre nge Zvicra, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë fluturimet nga Gjermani (1), Austria(2), Turqia (2) , Suedia (1) dhe Belgjika (1)”, ka thënë Valentina Gara.

Ndërsa të shtunën do të aterojnë 29 fluturime në Aeroportin e Prishtinës, ku shumica do të jenë nga Zvicrra.

Megjithatë, përveç arritjeve me aeroplanë, disa bashkëatdhetarë të tjerë kanë zgjedhur të vijnë në Kosovë edhe me autobusë të organizuar enkas për zgjedhje. Albinfo.ch ka raportuar edhe për këtë duke iu referuar fotografive të publikuara nga partitë politike që kanë organizuar këto udhëtime.

The post Sot brenda ditës pritet të aterojnë 15 fluturime nga diaspora në Aeroportin e Prishtinës appeared first on Prizreni Sot.

Në vitin 2020 në Aeroportin “Adem Jashari”, janë realizuar 8,878 fluturime më pak se në vitin 2019
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari ‘, LKIA, ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1,102,016 udhëtarëve apo 1,267,751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri total i udhëtarëve ishte 2,369,767.

Sa i përket numrit të fluturime janë realizuar 8,472 fluturime apo 8,878 fluturime më pak se sa në vitin 2019 ku numri total i fluturimeve ishte 17,350.Kjo shënon një rënie në numër të udhëtarëve prej -53.50% krahasuar me vitin 2019 ndërsa një rënie në numër të fluturimeve prej -51,17%.

Megjithatё, ANP ‘Adem Jashari’ ka pasur njё performancё qё e liston nё top listen e aeroporteve me performancё tё mirё pёrkundёr pandemisё.

Një rënie e tillë në numër të fluturimeve dhe udhëtarëve vjen si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në destinacionet më të shërbyera gjatë vitit 2020 janë: Zvicra 41,41%, Gjermania 31,87%,Turqia 13,14%, Austria 5,10%, Mbretëria e Bashkuar-UK 3,53%, Suedia 1,74%, Belgjika 1,42% etj.

The post Në vitin 2020 në Aeroportin “Adem Jashari”, janë realizuar 8,878 fluturime më pak se në vitin 2019 appeared first on Prizreni Sot.

Ky është numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë gjatë dhjetorit
Fluks i madh i mërgimtarve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ishte në muajin dhjetor.

Nga 1 dhjetori e deri m 31 dhejtor, 127.879 pasagjerë kanë udhëtuar për në Kosovë, referuar të dhënave nga aeroporti “Adem Jashari”.

Ani pse numri ishte i lartë, dhjetori i vitit 2019 kishte më shumë të ardhur. Në vitin 2020, kishte -30.92% nga dhjetori i vitit 2019.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se gjatë muajit dhjetor kishte 1,090 fluturime (-20.55% nga dhjetori i vitit 2019).

Po ashtu, statistikat tregojnë se 1.104.322 udhëtarë gjithsej kanë lëvizur përmes aeroportit në vitin 2020, ndërsa sa u përket fluturimeve në vitin 2020, gjithsej ka pasur 9.206 fluturime.

Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” në periudhën janar-dhjetor 2020 numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 53.48% më i ulët se në vitin 2019, shkruan tutje albinfo.ch.

The post Ky është numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë gjatë dhjetorit appeared first on Prizreni Sot.

50% më pak mërgimtarë gjatë këtij viti në Kosovë
Aeroporti i Prishtinës ka dalë me statistika të reja gjatë vitit 2020. Sipas këtij raporti, 50% më pak ka pasur udhëtarë dhe fluturime, përcjell albinfo.ch.

Sipas Valentina Garës nga aeroporti “Adem Jashari” i Kosovës, në vitin 2020 ka pasur 50% më pak udhëtarë e po ashtu edhe fluturime.

“Pandemia edhe te Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka pasur ndikim negativ gjatë këtij viti. Nëse flasim me shifra, krahasuar me vitin 2019 këtë vit kemi pasur përgjysmim të numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve, që do të thotë se kemi pasur 50% më pak udhëtarë dhe fluturime se viti i kaluar”, tha Gara për RTV Dukagjinin.

Po ashtu, sipas saj, të njëjtat trende priten për aeroportin edhe në kohën e festave të fundvitit.

The post 50% më pak mërgimtarë gjatë këtij viti në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.