Angela Merkel Archives - Prizreni Sot

Gjermania shënon numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga 8 janari
Gjermania të enjten regjistroi 29.426 raste të reja me Covid-19, që është shifra më e lartë ditore që nga 8 janari. Shifra e përgjithshme e infektimeve shkoi në mbi 3 milionë e 70 mijë.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 293 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 79.381..

Gjermania po përballet me përhapjen e një varianti më ngjitës të koronavirusit pesë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, në të cilat pritet që konservatorët e kancelares Angela Merkel të pësojnë humbje të mëdha.

E zemëruar nga dështimi i disa rajoneve që të vendosin masa të të ashpra kufizuese pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, kancelarja Merkel po kërkon nga kuvendi që t’i ofrojë qeverisë qendrore kompetenca të përkohshme për të vendosur masa izolimi në zonat me shkallë të lartë të infeksioneve.

Të enjten, zëvendëskancelari Olaf Scholz i mbrojti ndryshimet e Aktit për Mbrojtje nga Infeksionet, ku përfshihet ora policore në rastet kur ka shumë raste të reja.

“Kjo ka ndihmuar gjithkund, është bërë në shumë shtete përreth botës dhe e ka ulur shkallën e infeksioneve. Ne duam të kemi rregulla të prera”, deklaroi ai për televizionin ARD, duke shtuar se duhet të bëhet diçka për ta kufizuar përhapjen e virusit.

The post Gjermania shënon numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga 8 janari appeared first on Prizreni Sot.

Merkeli prezanton planin për ta marrë nën kontroll menaxhimin e pandemisë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po planifikon që ta marrë kontrollin ndaj menaxhimit të situatës me pandeminë e koronavirusit nga rajonet federale për të pasur të drejtë që të vendosë masa kufizuese në zonat me numër të lartë të infeksioneve.

Ky plan erdhi në kohën kur shefi i institutit për sëmundje ngjitëse në Gjermani tha se vendi ka nevojë për një izolim prej dy deri në katër javë për ta parandaluar stërmbushjen e spitaleve me pacientë.

“Gjermania është në mesin e një vale të tretë, prandaj qeveria federale dhe shtetet (rajonet) janë pajtuar që ta plotësojnë legjislacionin kombëtar”, tha një zëdhënëse e qeverisë gjermane të premten.

“Qëllimi këtu është që të krijohen rregulla kombëtare të përbashkëta”, shtoi ajo, duke sqaruar se ndryshimi I ligjit për pandemic mund të vendoset për diskutim në kabinet të martën e javës së ardhshme.

Sipas raportimeve në mediet gjermane, projektligji i ri do ta lejonte qeverinë qendrore që të vendosë orë policore natën, të mbyllë dyqane dhe të vendosë rregulla të rrepta për testim për biznese në rajonet që regjistrojnë mbi 100 raste të reja për 100 mijë banorë për një periudhë prej shtatë ditësh.

Në bazë të legjislacionit të tanishëm, rajonet gjermane kanë të drejtë të vendosin vetë se si t’i interpretojnë kërkesat e mekanizmit emergjent të qeverisë qendrore. Javët e fundit, Merkeli vazhdimisht ka shprehur zemërim ndaj kryeministrave rajonalë që në mënyrë të njëanshme I kanë lehtësuar masat kufizuese pavarësisht rritjes së numrit të infeksioneve.

The post Merkeli prezanton planin për ta marrë nën kontroll menaxhimin e pandemisë appeared first on Prizreni Sot.

Kjo është letra e Merkelit për Kurtin bashkë me porosinë rreth dialogut
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka shkruar letër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, pasi ky i fundit është zgjedhur kryeministër i Qeverisë së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Merkel i ka thënë Kurtit se normalizimi i raporteve me Serbinë dhe dialogut i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian janë çështje të cilat kërkojnë “vëmendjen tuaj”.

Shefja e Qeverisë gjermane ndërkohë ka thënë se Qeveria Kurti do ta ketë përkrahjen e Gjermanisë për sfidat që ka Kosova përpara.

“Ju mund të llogarisni në mbështetjen e Gjermanisë si partner”, thuhet në letrën e Angela Merkel.

Letra e publikuar në faqen e Qeverisë Gjermane

Letra e plotë:

I dashur Kryeministër,

Ju uroj përzemërsisht rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës!

Ju e dhe qeveria juaj keni përpara punë sfiduese, për çfarë vendi juaj mund të llogarisë me mbështetjen e Gjermaninë si partnere.

Pandemia e COVID-19 kërkon nga të gjithë ne masa të paprecedente. Qeveria juaj ka bërë të ditur se para vete do të ketë reforma të rëndësishme në vendosjen e shtetit juridik siç janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Dhe dialogu me Serbinë për normalizimi e raporteve, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kërkon vëmendjen tuaj.

Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.

Ju uroj çdo sukses në punët përpara.

Me respekt

Angela Merkel

Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë

The post Kjo është letra e Merkelit për Kurtin bashkë me porosinë rreth dialogut appeared first on Prizreni Sot.

Merkel paralajmëron për një pasojë tjetër të pandemisë në shoqëri
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se ka rrezik që pandemia ta zhbëjë progresin e arritur për barazinë gjinore, sepse  gratë po duhet të merren më shumë me kujdesin ndaj fëmijëve dhe kanë më shumë gjasa të kenë vende pune që janë më të rrezikuara.

“Duhet të sigurohemi që pandemia të mos ndikojë që të kthehemi te çështjet e vjetra gjinore, të cilat menduam se i kemi tejkaluar”, tha kancelarja gjermane përmes një video-mesazhe në prag të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Grave.

Sipas saj, gratë janë goditur në mënyrë joproporcionale nga pandemia, ndërkohë kanë qenë të papërfaqësuara mjaftueshëm në vendimmarrje, shkruan The Guardian.

“Mbi 75 për qind e atyre që punojnë në sektorin e shëndetësisë janë gra, nga zyrat e mjekëve deri te spitalet, laboratoret e barnatoret, por ato përbëjnë vetëm rreth 30 për qind të pozitave menaxhuese”, tha politikania e njohur.

“Nuk mund të jetë që gratë në masë të madhe po e bartin shoqërinë tonë e njëkohësisht nuk janë të përfshira në mënyrë të barabartë në vendimet politike, ekonomike dhe sociale”, shtoi ajo.

Ndryshe, Gjermani ka vendosur që shumë masa kufizuese të mbesin në fuqi deri më 28 mars, ndonëse është lejuar hapja graduale e një pjese të dyqaneve.

The post Merkel paralajmëron për një pasojë tjetër të pandemisë në shoqëri appeared first on Prizreni Sot.

Merkel: Jemi në valën e tretë të pandemisë, zbutja e masave të zbatohet gradualisht
Gjermania është në valën e tretë të pandemisë së virusit korona, paralajmëroi sot kancelarja Angela Merkel, duke iu drejtuar deputetëve të Unionit të saj Demokristian konservator.

“Tani jemi në valën e tretë,” ka thënë Merkel, raporton Reuters.

Sipas bashkëbiseduesve të agjencisë, Merkel theksoi se çdo zbutje e masave të bllokimit, e futur në fund të muajit të kaluar dhe e zgjatur deri më 7 mars, duhet të zbatohet gradualisht dhe me kujdes.

“Ne nuk kemi mundësi të kemi ulje dhe ngritje,” tha Merkel, duke sugjeruar që ajo dëshiron që çdo kthim në jetën normale të kryhet me kujdes dhe të shmangë bllokimin nëse numri i rasteve fillon të rritet përsëri.

Mbyllja e të gjitha bizneseve, biznesi i të cilave nuk konsiderohet i domosdoshëm për jetën e qytetarëve dhe kontrollet në kufijtë me Austrinë dhe Republikën Çeke, ku janë shfaqur vatrat e nxehta të lidhura me një lloj më ngjitës të virusit, kanë ndihmuar Gjermaninë të zvogëlojë numrin e të sëmurëve të ri nga koronavirusi.

Sidoqoftë, zbatimi i ngadaltë i vaksinimit dhe rreziku i shpërthimeve të vatrave të mëdha të llojeve të virusit, të cilat janë përhapur me shpejtësi dhe janë zbuluar tashmë në Gjermani, mund ta bëjnë më të vështirë lehtësimin e masave kufizuese.

The post Merkel: Jemi në valën e tretë të pandemisë, zbutja e masave të zbatohet gradualisht appeared first on Prizreni Sot.

Merkel: Izolimi deri në mars është ekzistencial për luftën ndaj pandemisë
Pas takimit me udhëheqësit e qeverive rajonale, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se vazhdimi i masave të izolimit është ekzistencial për luftën kundër pandemisë.

Megjithatë, ajo pranoi se numri i rasteve të reja me Covid-19 në ekonominë më të madhe evropiane ka rënë pas më shumë dy muajve të mbylljes së shkollave dhe shumicës së dyqaneve.

“Kur e shikojmë këtë zhvillim, mund të jemi mjaft të kënaqur”, tha ajo para gazetarëve. Megjithatë, Merkeli u bëri thirrje gjermanëve që të jenë të durueshëm për shkak të rritjes së frikës rreth varianteve më ngjitëse të virusit.

“Ne duam të bëjmë gjithçka që është në duart tona në mënyrë që të mos përfundojmë duke bërë hapje e mbyllje të njëpasnjëshme”, tha kancelarja gjermane, duke shtuar se periudha deri në mesin e marsit është ekzistenciale për menaxhimin e pandemisë në Gjermani.

Sipas sistemit federal gjerman, republikat rajonale kanë kompetenca të konsiderueshme dhe disa prej tyre në të kaluarën janë larguar nga vija e qeverisë qendrore dhe i kanë lehtësuar disa masa.

Në takimin e Merkelit me udhëheqësit rajonalë u arrit marrëveshje që shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor të jenë të parat që do të rihapen gradualisht. Megjithatë, për këtë gjë do të vendosin rajonet veç e veç.

The post Merkel: Izolimi deri në mars është ekzistencial për luftën ndaj pandemisë appeared first on Prizreni Sot.

Pohimi dramatik i Angela Merkel: E kemi humbur kontrollin e situatës!
Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi se përballë situatës në vend, në luftën kundër koronavirusit, autoritetet kanë humbur kontrollin.

Sipas të përditshmes Bild, Merkel, në një konferencë me video me krerët e fraksioneve CDU / CSU si në Bundestag ashtu edhe në asambletë provinciale, foli hapur për dështimin e qeverisë.

“Ne e humbëm kontrollin e situatës”, citoi gazeta kancelaren.

Ajo vuri në dukje se numri i të infektuarve duhet të ulet në 50 për 100,000 banorë, ndërkohë që deklaron se tani të gjithë janë të lumtur kur ka më pak se 200.

Merkel gjithashtu pranoi dështimin e autoriteteve, duke thënë se shërbimet shëndetësore nuk kanë aftësinë për të monitoruar kontaktet e të sëmurëve.

Eshtë veçanërisht e rëndësishme për Merkelin që t’i bëjë udhëtimet e pamundura, për t’u ndaluar plotësisht, gjë që mund ta çojë Gjermaninë më tej drejt humnerës.

“Unë e kam bërë pyetjen njëqind here: pse nuk mund të ndalojmë udhëtimin?”, tha Merkel.

Ajo shtoi se vazhdimisht merr përgjigjen se Gjermania është një vend i lirë, se është e mundur të kufizohet rrezja e lëvizjes, por që është e vështirë të ndalosh udhëtimin në botë. Merkel dëshiron t’i bëjë udhëtimet jo tërheqëse dhe të pakëndshme me regjimin e ashpër të hyrjes në vend.

Sa i përket “zhbllokimit”, ajo thotë se për momentin nuk është e mundur të flitet për të.

“Ne do të duhet të hapim ndryshe nga sa ishte vendosur – së pari kopshte dhe shkolla, pastaj dyqane dhe restorante”, shpjegoi Merkel.

The post Pohimi dramatik i Angela Merkel: E kemi humbur kontrollin e situatës! appeared first on Prizreni Sot.

Gjermani: Mutacioni i ri i koronavirusit më shumë ngjitës
Kancelarja gjermane Angela Merkel sot bëri thirrje për masa në të gjithë Evropën për të parandaluar mutacionet të reja më ngjitëse të koronavirusit.

Gjatë një konference për media në kryeqytetin Berlin, Merkel u bëri thirrje qytetarëve në Gjermani dhe Evropë të marrin më seriozisht variantet e virusit.

“Rrezikun e mutacionit të virusit tani mund ta shohim më qartë sesa në fillim të vitit” tha ajo, duke shtuar se lloji i mutuar i zbuluar për herë të parë në Britani të Madhe ishte parë gjithashtu në disa vende të tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë.

“Bazuar në atë që dimë deri më tani, lloji i mutuar i virusit është dukshëm më ngjitës sesa ai me të cilin kemi jetuar vitin e fundit. Kjo është arsyeja kryesore për rritje masive të rasteve në Irlandë dhe Britani”, theksoi ajo.

Merkel tha se lloji i mutuar nuk është bërë dominant në Gjermani, por paralajmëroi se kjo nuk duhet të jetë arsyeja e vetëkënaqësisë.

Ajo tha se për shkak të shqetësimeve mbi variantin e Britanisë së Madhe dhe mutacioneve të tjera, Gjermania ka vendosur të zgjasë masat e rrepta të mbylljes deri më 14 shkurt duke ashpërsuar disa nga masat.

Merkel shtoi se qeveria e saj mori këtë vendim si masë paraprake, përkundër faktit se numri i rasteve të reja dhe pacientëve të sëmurë rëndë janë ulur ditët e fundit.

The post Gjermani: Mutacioni i ri i koronavirusit më shumë ngjitës appeared first on Prizreni Sot.

Gjermania përgatit masa të reja
Gjermania do të vazhdojë masat e bllokimit edhe më tej.

Ky shtet nuk do të jetë në gjendje të heqë të gjitha masat që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit në fillim të shkurtit.

Kështu tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

“Nuk do të jetë e mundur të lirohen të gjitha kufizimet më 1 shkurt”, i tha një radiostacioni gjerman të mërkurën, duke shtuar se do të duheshin edhe dy ose tre muaj për efektet e fushatës së vaksinimit për të filluar.

“Bild” raportoi të martën se kancelarja Angela Merkel i kishte thënë një takimi të ligjvënësve se bllokimi aktual mund të zgjasë deri në fillim të prillit.

Kabineti gjerman është vendosur të takohet më vonë të mërkurën për të miratuar kontrolle më të rrepta mbi njerëzit që hyjnë në vend pasi një bllokim kombëtar u shtrëngua javën e kaluar dhe u shtri në fund të janarit.

Rregullat e reja do të kërkojnë që njerëzit që vijnë nga vendet me ngarkesa të mëdha ose ku qarkullon një lloj i ri, më virulent i virusit për të bërë një test për sëmundjen.

Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive raportoi të mërkurën 19,600 infeksione të reja. Numri i të vdekurve u rrit me 1,060 në 42,637, tregoi shifra.

The post Gjermania përgatit masa të reja appeared first on Prizreni Sot.

Angela Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë
Revista amerikane, Forbes, ka bërë të ditur emrat e grave më të fuqishme në botë për vitin 2020, teksa ka theksuar se ndikimi ekonomik dhe shoqëror i pandemisë së koronavirusit ka prekur në mënyrë joproporcionale gratë.

Në krye të listës këtë vit është kancelarja gjermane, Angela Merkel, e pasuar nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Përveç tyre, në pesë pozitat e para renditen edhe nën-presidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe filantropja amerikane, Melinda Gates.

“Lideret e listës së 100 grave më të pushtetshme në botë e revistës Forbes, luajnë rol tejet të rëndësishëm në të përcaktuarit e asaj se si do të duket bota pas pandemisë. Fuqia e tyre kalon përtej fushave ekonomike dhe politike, për të transformuar industrinë dhe për të zgjidhur çështjet më urgjente shoqërore. Fuqia e tyre për të na çuar përpara, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme”, është thënë në deklaratën e revistës që ka renditur emrat.

Nga pozita e pestë dhe në dhjetë, Forbes ka përmendur këta emra, Mary Barra, Nancy Pelosi Ana Patricia Bioton, Abigail Johnson dhe Gail Bourdreaux.

The post Angela Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë appeared first on Prizreni Sot.

Merkeli tregon se deri kur do të qëndrojnë masat kufizuese në Gjermani
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha në parlamentin e këtij vendi se masat kufizuese kundër koronavirusit do të jenë në fuqi së paku deri në fund të dhjetorit dhe me gjasë edhe vitin e ardhshëm.

“Duke e marrë parasysh numrin e lartë të infeksioneve, ne vlerësojmë se kufizimet që janë në fuqi para Krishtlindjes do të vazhdojnë të jenë deri në fillim të janarit, qartazi në shumicën e pjesëve të Gjermanisë”, tha ajo.

Merkeli gjithashtu konfirmoi se gjermanët do të lejohen të mblidhen në grupe prej më së shumti dhjetë personave gjatë Krishtlindjes. Megjithatë, ajo bëri thirrje që të mbahet mend faksi se janë rreth 27 milionë gjermanë më të dobët që nuk mund të mbrohen nga virusi.

Të enjten, Gjermani regjistroi 22.268 raste të reja të koronavirusit për një ditë, ndërsa për këtë periudhë u regjistruan edhe 389 të vdekur, duke e çuar në 15.160 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Mbrëmë vonë, kancelarja Merkel u pajtua me udhëheqësit rajonalë të 16 shteteve federale për t’i zgjatur masat kufizuese deri më 20 dhjetor, por rregullat do të lehtësohen gjatë Krishtlindjes për të mundësuar atmosferë festive në familjet gjermane.

Shefi i stafit në qeverinë gjermane, Helge Braun, paralajmëroi se masat kufizuese mund të jenë në fuqi edhe në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

“Para vetes kemi muaj të vështirë të dimrit. Kjo do të vazhdojë deri në mars. Pas marsit, unë jam optimist, sepse ndoshta do të kemi mundësi të vaksinojmë më shumë njerëz dhe do të jetë më lehtë të mbahet një numër i ulët i infeksioneve në pranverë”, tha ai.

The post Merkeli tregon se deri kur do të qëndrojnë masat kufizuese në Gjermani appeared first on Prizreni Sot.

Gjermania përsëri shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19
Gjermania përsëri ka shënuar rekord të rasteve ditore, duke ngjallur shqetësime për rëndim të mëtejmë të situatës në krahasim me valën e parë të pandemisë në pranverë.

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 19.059 raste të reja, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Rekordi i mëparshëm i rasteve ditore u shënua vetëm një ditë më parë – 18.681.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 103 raste të reja fatale. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 10.452.

Qeveria gjermane ka marrë vendim që t’i ashpërsojë masat kufizuese pas rëndimit të situatës. Kancelarja Angela Merkel i kritikoi politikanët populistë të vendit të saj, duke thënë se ata që thonë se virusi është i padëmshmë janë të rrezikshëm dhe se pandemia nuk mposhtet me gënjeshtra e urrejtje.

Ndryshe, rekord të rasteve ditore me COVID-19 të shtunën regjistruan edhe Shtetet e Bashkuara, me mbi 100.000 të infektuar për 24 orë, dhe Ukraina me 8.752 raste për një ditë.

The post Gjermania përsëri shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19 appeared first on Prizreni Sot.