Dasma Archives - Prizreni Sot

Oda e Hotelerisë ultimatum Qeverisë deri të premten, paralajmërohen protesta të ashpra
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva po e sheh si një nevojë imediate lirimin e masave, mbajtjen e ahengjeve dhe aktiviteteve të tjera në këtë sektor.

Ai në një deklaratë për Ekonomia Online tha se nuk do të presin pafund dhe se ultimatumi i fundit është deri të premten, ose nuk përjashtohen edhe protesta të ashpra.

“Na nuk do të presim pafund, normalisht do të presim deri nga e premtja eventualisht vikendin. Ne kemi organet e odës dhe nuk përjashtojmë edhe protesta më të ashpra apo edhe forma tjera”, ka deklaruar ai.

Tutje Sogojeva thotë se që të mos vinë deri te protestat kanë zhvilluar edhe takim me ministrat përkatës, por që nuk kanë marrë akoma përgjigje.

“Për mos me ardh deri tek protestat ju kemi drejtuar kryeministrisë dhe ministrave që me gjet një rrugë të përbashkët me komunikim dhe bashkëpunim. Takimi ka qenë shumë konsultiv ku jemi dakorduar që të realizohen kërkesat tona”, tha ai.

Madje sipas tij, nuk kërkojnë që të bëjnë hapa që mund të bien ndesh me masat, por që tashmë nuk ka arsye që të jenë prezentë kufizimet.

“Ne si Odë nuk duam të bëjmë hapa që bien në kundërshtim me masat, por kemi kërkuar gjithmonë bashkëpunim. Por tash kur kemi lirim të masave dhe rajoni është hapur nuk ka më arsye që të ekzistojë ora policore, zgjatja e orarit, dhe hapja e ahengjeve me kusht që të kontrollohen dhe pa qenë të vaksinuar”, ka thënë ai.

Sogojeva tha se çdo hapje apo lirim masash ka zhvilluar edhe bizneset, duke kërkuar që të të punohet në rimëkëmbjen ekonomike pa të cilën shumë biznese nuk mund të mbijetojnë, raporton EO.

“Çdo hapje i mundëson që bizneset të zhvillohen, dhe ne kemi kërkuar që Ligji mbi rimëkëmbjen ekonomike të rifunksionalizohet sepse pa mjete shumë biznese nuk mund të mbesin gjallë”, përfundoi ai.

The post Oda e Hotelerisë ultimatum Qeverisë deri të premten, paralajmërohen protesta të ashpra appeared first on Prizreni Sot.

Kërkohet heqja e orës policore, hapja e klubeve dhe sallave të dasmave
Përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit janë takuar sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ushtruesen e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

Në njoftimin e OHK-së bëhet e ditur se në takim janë paraqitur kërkesat që ka ky sektor.

“Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva, bashkë me drejtorët e departamenteve të estradës dhe të sallave të dasmave z. Afrim Muqici dhe z. Driton Hoti, si dhe me drejtorin ekzekutiv z. Visar Demolli, pas presioneve të shumta për takim me kryeministrinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, sot kanë mbajtur takim me zëvendëskryeministrin z. Besnik Bislimi si dhe U.D e Ministrisë së Shëndetësisë znj. Dafina Gexha-Bunjaku”, thuhet në njoftim.

OHK-ja ka bërë të ditur se po kërkohet zgjatja e orarit të punës, lejimi i punës për sallat e dasmave dhe klubeve të natës, e po ashtu të hiqet ora policore.

“Kërkesat konkrete të përfaqësuesve të OHTK-së ishin si më poshtë: 1. Zgjatja e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në ora 01:00 pasmesnate; 2. Lejimi i punës për sallat e dasmave dhe clubet, sipas manualit të IKSHPK-së; 3. Të hiqet ora policore; 4. Të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme; 5. Të fillojnë organizimet e ahengjeve në bazë të manualit; 6. Të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve; 7. Të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve; 8. Të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm; 9. Të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe; 10. Për të hyrë në lokale t’u kërkohet certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testi RT-PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 në të kundërtën inspektoriati të merret me atë biznes”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Odës së Hotelerisë së Kosovës:

MBAHET TAKIMI MES PËRFAQËSUESVE TË OHTK DHE KRYEMINISTRISË!

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva, bashkë me drejtorët e departamenteve të estradës dhe të sallave të dasmave z. Afrim Muqici dhe z. Driton Hoti, si dhe me drejtorin ekzekutiv z. Visar Demolli, pas presioneve të shumta për takim me kryeministrinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, sot kanë mbajtur takim me zëvendëskryeministrin z. Besnik Bislimi si dhe U.D e Ministrisë së Shëndetësisë znj. Dafina Gexha-Bunjaku.

Kërkesat konkrete të përfaqësuesve të OHTK-së ishin si më poshtë:

Zgjatja e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në ora 01:00 pasmesnate;

Lejimi i punës për sallat e dasmave dhe clubet, sipas manualit të IKSHPK-së;

Të hiqet ora policore;

Të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme;

Të fillojnë organizimet e ahengjeve në bazë të manualit;

Të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve;

Të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve;

Të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm;

Të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe;

Për të hyrë në lokale t’u kërkohet certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testi RT-PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 në të kundërtën inspektoriati të merret me atë biznes;

Përfaqësuesit tanë përveq kërkesave që patën, u zotuan para kryeministrisë se nëse gjendet një alternativë që çdo biznes hoteliero/turistik të punojë njësoj pa u standardizuar, atëherë do të zotohen që do t’u bëjnë thirrje çdo pronari të biznesit e në veçanti pronarëve të sallave të ahengjeve të ndryshme për t’u kërkuar që në rast se duan të hapen dhe të punojnë do t’i respektojnë çdo masë e cila do të dalë nga qeveria e Kosovës, në të kundërtën do ta pësojë jo vetëm me dënim por edhe me mbyllje për një kohë të caktuar.

Pas këtij zotimi zëvendëskryeministri z. Besnik Bislimi qe i gatshmëm që këto kërkesa t’i drejtojë tek këshilli ndërministror në mënyrë që me shqyrtu mundësinë për akomodimin e këtyre zotimeve nga OHTK.

Ne mbesim në pritje të një përgjigjje sa më të shpejtë, dhe shpresojmë në lajmin që edhe për sektorët e kufizuar deri më tani të ketë alternativë pune ashtu siç ka për të tjerët që veqse kanë filluar punën!

The post Kërkohet heqja e orës policore, hapja e klubeve dhe sallave të dasmave appeared first on Prizreni Sot.

Policia ndërpret dasmën në Prizren, organizatori gjobitet e mysafirët shpërndahen
Policia në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 06 tetor 2021, rreth orës 15:30, policia kishte pranuar një informacion pasi në një sallon të dasmave në Prizren, kanë organizuar aheng familjar (dasmë), në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarre veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng.

Pas verifikimit policia ndërmori masa në bazë të Ligjit 07L-006 dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro për pronarin e sallonit të dasmës, ndërsa ndaj organizatorit gjobë në vlerë prej 200 euro.

Në lidhje më këtë rast është informuar edhe Inspektori Sanitar. Duhet theksuar se i njëjti sallon i dasmave konsiderohet një recidivist i thyerjes së rregullave për çka vazhdimisht është gjobitur dhe i është mbyllur lokali, thuhet në njoftim nga zyra për informim nga Policia Rajonale e Prizrenit.

The post Policia ndërpret dasmën në Prizren, organizatori gjobitet e mysafirët shpërndahen appeared first on Prizreni Sot.

Hotelierët e gastronomët: S’jemi fajtorë për përhapjen e virusit, kemi respektuar masat
Lidhur me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 dhe variantit të ri ‘Delta’ kanë reaguar përfaqësuesit e Hotelerisë dhe Gastronomisë duke e cilësuar që nuk janë vatër e infeksionit siç po pretendohet, pasi kjo është dëshmuar edhe më parë.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, në një deklaratë për EO tha se nuk mund të fajësohen vetëm dasmat për bartjen e virusit, pasi është dëshmuar edhe në bazë të analizave që edhe më parë nuk kanë qenë vatër e shpërndarjes.

Ai shton se vatër e shpërndarjes së virusit janë edhe ekskursionet, tregjet e qendrat tregtare.

“Varet prej cilit kënd njerëzit flasin, sepse virusi nuk shpërndahet vetëm nga dasmat, ndoshta është një prej tyre, pasi tash kemi edhe organizime dhe ekskursione të ndryshme që po bëhen ku udhëtohet me autobusë me orë të gjata, me 65-70 veta dhe ajo është dhe mos të flasim për tregjet, e qendrat tregtare”, tha Sogojeva.

“Nuk kisha thanë që jemi burim i infeksionit, sepse edhe më parë është thënë që hoteleria dhe gastronomia janë vatër, por kur është marrë në analiza nuk ka dalë ashtu”, shtoi ai për EO.

Tutje ai shton se do bëhet një analizë më e thellë nga ta për lejimin e mbajtjes së festivaleve dhe koncerteve në ambiente të hapura, ndërsa për dasma jo, duke theksuar që ka një ndasi të masave në këtë drejtim.

“Ne do bëjmë analiza dhe do mbajmë kontakte për të analizuar këtë problem, sepse edhe unë jam ithtar i asaj që jashtë është më mirë të bëhet, pajtohem që brenda të mos mbahet dhe pastaj të rishikohet procesi i vaksinimit dhe procedura të tjera”, theksoi tutje ai.

Edhe Shpat Hashani nënkryetar i Shoqatës së Gastronomëve, në një intervistë për EO tha se është parë deri më tani që gastronomia nuk është i vetmi vend i rritjes së numrave dhe që vazhdimisht kanë respektuar masat dhe distancën e kërkuar nga ministria.

“U pa deri më tash që Gastronomia nuk është i vetmi vend apo vatër e rritjes së numrave ku kemi parë që kafenetë kanë punuar me të njëjtin kapacitet siç kanë qenë të vendosura masat dhe për këtë arsye mund të them që sidomos kafet nuk kanë pas rol në rritje të tyre, ku shumica e neve kemi pasur distancën, mjetet dezinfektuese, maskat e gjithçka tjetër”, tha ai.

Hashani thotë se në aspektin e rritjes së numrave kanë ndikuar edhe ardhja e diasporës edhe pse me ndikim të mirë në ekonomi.

Ai ka apeluar që të vaksinohen bizneset dhe gjithë qytetarët që të bien numrat sa më shpejtë.

“Përveç gastronomëve për rritjen e numrave luajnë rol edhe ardhja e diasporës prej jashtë. Normal që kanë efekt të mirë në ekonomi por po shohim që po kanë efekt negativ në rritjen e numrave se po është fluksi më i madh i njerëzve. Edhe hapja e klubeve të natës e lokaleve të dasmave kanë pas rol në rritjen e numrave”, shtoi Hashani për EO.

“Besoj që prej shtatorit e andej do të bien numrat, dhe nuk ka fluks të madh të njerëzve dhe i lus njerëzit që nuk kanë marr vaksinat të shkojnë për tu vaksinuar sepse është për të mirë të gjithëve, sidomos bizneseve”, deklaroi ai.

The post Hotelierët e gastronomët: S’jemi fajtorë për përhapjen e virusit, kemi respektuar masat appeared first on Prizreni Sot.

Masat e reja: Vetëm në regjionin e Prizrenit mbrëmë u ndaluan 10 dasma
Pavarësisht që me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për masat anti-Covid, është ndaluar organizimi i ahengjeve, fejesave dhe dasmave, një gjë e tillë nuk u respektua nga qytetarët. Vetëm mbrëmë nga inspektorët e AUV-it dhe Policia e Kosovës janë ndaluar dhjetë dasma në regjionin e Prizrenit.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaci ka thënë për Express, se inspektorët sanitar kanë shqiptuar tetë gjoba për lokalet e gastronomisë. Poashtu Thaçi konfirmoi se katër lokale janë mbyllur.

“Mbrëmë në Regjionin e Prizrenit Inspektorati Sanitar i AUV-së bashkë me Policinë e Kosovës gjatë kontrolleve për mbikëqyrje të zbatimit të masave anti Covid sipas vendimit të fundit të Qeverisë, kanë ndaluar mbajtjen e 10 ahengjeve familjare, dhe janë shqiptuar  8 gjoba juridike për lokalet e gastronomisë të cilat nuk krijuar kushte për respektim të masave Covid 19. 4 lokale janë mbyllur”, ka thënë ai për Express.

Zëdhënësi i AUV-it bëri të ditur për Express, se shtatë ahengje janë ndaluar në qytetin e Prizrenit, dy ahengje në Malishevë dhe një Rahovec.

Ndalim të ahengjeve pati edhe në Prishtinë, ndërkohë Thaçi shtoi se kontrollet strikte do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

“.Në Prishtinë është gjobitur një lokal. Kontrollet strikte do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të ndikuar në rënie të numrit të të infektuarve”, ka thënë Thaçi.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 22:30 dhe të zhvillojnë aktivitete e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.

Ndërkaq janë ndaluar të gjitha veprimtaritë e klubeve të natës, organizimet e dasmave, të fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës në të gjithë vendin.

Masat janë në fuqi nga 20 gusht deri më 1 shtator 2021.

The post Masat e reja: Vetëm në regjionin e Prizrenit mbrëmë u ndaluan 10 dasma appeared first on Prizreni Sot.

Prizrenasit s’i binden vendimit të Qeverisë për ndalimin e dasmave, ndërhyn policia
Policia ka njoftuar se ka ndërprerë dy dasma në rrugën Prizren-Landovicë, pasi organizatorët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë i cili ndalon mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve tjera, nga sot deri më 1 shtator

“Gjatë inspektimit dhe kontrollimit në rrugën Prizren-Landovicë, në dy salla të dasmave policia ka vërejtur se kanë organizuar dasma në kundërshtim me vendimin e Qeverisë përkatësisht neni 18 i vendimit ku thotë:” Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës””, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se lidhur me këtë rast janë informuar edhe inspektorët, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shpërndarë dasmorët.

“Për këtë, janë informuar Inspektoret të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të urdhrit të Inspektorit, dasmat janë ndaluar dhe janë shpërndarë dasmorët. Në lidhje më këtë për organizimin në kundërshtim të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar dënime nga ana e Inspektorëve”, ka bërë të ditur policia.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar masat e reja anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi sot.

The post Prizrenasit s’i binden vendimit të Qeverisë për ndalimin e dasmave, ndërhyn policia appeared first on Prizreni Sot.

Kosovarët fillojnë t’i anulojnë dasmat pas vendimit të Qeverisë, mijëra euro humbje për bizneset
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit Hysen Sogojeva, tha se ka filluar anulimi i dasmave nga kontaktet që ka pasur me pronarët e restoranteve, pas vendimit të Qeverisë.

Ai më tej ka shtuar se pas rritjes së numrit të rasteve kanë respektuar vendimin, por nuk do të pranojnë asnjëherë mbyllje totale.

“Fillimisht jemi dakorduar që dasmat të mbahen me një numër të kufizuar, por që dyfishimi i rasteve na ka vendosur para një akti të kryer dhe që kur pamë raste kaq shumë, atëherë vendimin e ministrit në parim u pajtuam, pasi mbi të gjitha është shëndeti”.

“Qysh tani ju them që mbylljet totale nuk i lejojmë, dhe sugjeroj që le të marrin masa sa të duan por mbylljen totale nuk e lejojmë”

Sogojeva thekson që dëmet janë të mëdha pas anulimit të dasmave, por që e kanë pasur me patjetër pranimin e këtyre masave, raporton EO.

“E vërtetë që na ka dëmtuar mjaftë shumë, por kur marrim parasysh një numër kaq i madh i rasteve duhet të pajtohemi edhe me këtë situatë. Në bazë kontaktve që kemi ka filluar anulimi i dasmave”, theksoi tutje ai.

Tutje ai tha se gati 80% e dasmave kanë përfunduar, por që pjesa tjetër e mbetur do të shkaktojë humbje të mëdha.

“Pjesa më e madhe është bërë e dasmave, ku 80% e tyre janë përfunduar. Por prapë ka mbetur ky 20% që ka mbetur ka humbje me mijëra euro dhe është keq për ata që janë përgatitur për dasmat, por që është dashur të pajtohemi me këtë situatë”, deklaroi Sogojeva.

Qeveria në mbledhjen e së mërkurës ka marrë vendim për anulimin e dasmave dhe ahengjeve, mbylljen e klubeve të natës, për gastronominë ka vendosur që të punohet deri në orën 22:30, do të angazhohen edhe mbi 1 000 persona staf shëndetëso e do të punohet edhe të shtunave në qendrat e vaksinimit.

The post Kosovarët fillojnë t’i anulojnë dasmat pas vendimit të Qeverisë, mijëra euro humbje për bizneset appeared first on Prizreni Sot.

“200 persona në një dasmë”, sot pritet të zyrtarizohet manuali i ri për ahengje
Këngëtari kosovar dhe përfaqësuesi i departamentit të estradës, Afrim Muqiqi tha se sot pritet që Qeveria e Kosovës ta zyrtarizojë manualin e ri që të lejohen ahengjet në Kosovë me një numër prej 200 personave si pjesëmarrës.

” Falë një bashkëpunimi të mirë që e kemi bërë ne si Odë Hoteliere Turistike e Kosovës, Departamenti i Estradës që unë e përfaqësojë më në fund kemi gjetur një bashkëpunimin edhe me institucionet tona që të lejohen edhe ahengjet me nje manual që pritet qysh nesër ne mbledhjen e qeverisë në ora 13:00 të zyrtarizohet dhe sa për fillim 200 persona janë të mjaftueshëm sa për fillim”, është shprehur Muqiqi mbrëmë .

Muqiqi duke folur në Klan Kosova për këtë manual është shprehur se momentalisht është më i mirë në rajon.

” Ky manual është më i mirë në rajon, sepse kemi dëgjuar manuale si në Maqedoni i cili është qesharak i cili lejon 100 persona në ambiente të hapura dhe lejohet vetëm nusja dhe dhëndri që të vallëzojnë dhe mysafirët vetëm të apllauzojnë”.

The post “200 persona në një dasmë”, sot pritet të zyrtarizohet manuali i ri për ahengje appeared first on Prizreni Sot.

OHT kërkon zyrtarizimin e vendimit për hapjen e sallave të dasmave
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka kërkuar që të zyrtarizohet vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve të ndryshme.

Ata duan të dinë arsyen se pse ky vendim ende nuk është zyrtarizuar dhe nuk po kumtohet në publik.

Kjo odë e quan absurd dhe të papranueshëm këtë mos-zyrtarizim, pasi që rastet me COVID tani janë në numër të vogël.

“Pas shumë takimeve që janë bërë mes grupit punues ku janë të përfshirë përfaqësues nga ministritë përkatëse dhe përfaqësues të OHT-së, është premtuar që hapja e këtyre domeneve të bëhet me 15 Qershor 2021, ndërsa sot jemi me datë 21 dhe akoma nuk e kemi parë të zyrtarizuar një vendim të tillë”, thuhet në reagimin e OHT-së.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit thekson në një njoftim për media se pa marrë parasysh të gjithave do t’i përkrahë bizneset dhe do të jetë zëri i tyre.

The post OHT kërkon zyrtarizimin e vendimit për hapjen e sallave të dasmave appeared first on Prizreni Sot.

Sa persona do lejohen në një sallë dasmash?
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka folur për lejimin e mbajtjes së dasmave në Kosovë nga 15 qershori.

Sogojeva ka deklaruar se lejohet përdorimi i 30 përqind të sallës ku mbahet dasma.

“Duke respektuar manualin e sotshëm që është në 10 metra katror lejohen pesë persona, nëse e llogarisim në 100 metra katror dalin 50 veta. Kur salla i ka 1000 deri 1200 metra dalin diku gati 200 persona që lejohen në sallë”, ka thënë Sogojeva.

Ai ka thënë se në takimin e fundit të OHT-së me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, janë realizuar 95 përqind e kërkesave të tyre.

The post Sa persona do lejohen në një sallë dasmash? appeared first on Prizreni Sot.

S’ka asgjë konkrete për lejimin e dasmave, Vitia takohet pasdite me hotelierët
Sot Asosacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar publikun se nga takimi me ministrin Arben Vitia, janë dakorduar për vlerësimin e situatës gjatë kësaj jave, në mënyrë që të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit të lehtësohen masat lidhur me ahengjet.

Sipas njoftimit të AKK-së, lokalet do të punojnë deri në ora 12 të natës, ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori i këtij viti.

Por, menjëherë pas publikimit, ky njoftim i AKK-së u editua dhe u largua pjesa që njoftonte për lejimin e dasmave dhe ahengjeve prej datës 15 qershor.

Në një prononcim për lajmi.net, drejtori ekzekutiv i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit në Kosovë, Visar Demolli, ka thënë se ky njoftim nuk është zyrtar.

“Atij njoftimi i kanë dhënë bujë më të madhe se sa është dashur, pasi që nuk ka asgjë zyrtare nga ministri. Në ora 16:30 kemi takim me ministrin Vitia dhe pastaj dalim zyrtarisht me një njoftim”, ka thënë Demolli.

Ai ka thënë se së pari pritet të formohet një grup që do të publikojë manualin për funksionimin e dasmave, klubeve dhe pishinave.

“Manuali pritet të publikohet më 1 qershor, por zyrtarisht ju njoftojmë pas orës 16:30, pra pasi të përfundojmë takimin me ministrin”, ka thënë Demolli.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë edhe drejtorin ekzekutiv të Asosacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimin, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

The post S’ka asgjë konkrete për lejimin e dasmave, Vitia takohet pasdite me hotelierët appeared first on Prizreni Sot.

As me 10 veta, qeveria ndalon krejtësisht organizimin e dasmave
Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin për masat anti-COVID sa i përket organizimit të dasmave dhe të pameve.

Në vendimin e djeshëm thuhej se dasmat lejohen të organizohen në pranin e jo më shumë se 10 personave, ndërsa me vendimin e ri, qeveria i ka ndaluar krejtësisht organizimin e tyre.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave  mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”, thuhet në vendimin të Qeverisë.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet”, thuhej në raportimin e djeshëm.

The post As me 10 veta, qeveria ndalon krejtësisht organizimin e dasmave appeared first on Prizreni Sot.