Policia ndërpret dasmën në Prizren, organizatori gjobitet e mysafirët shpërndahen

Policia në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 06 tetor 2021, rreth orës 15:30, policia kishte pranuar një informacion pasi në një sallon të dasmave në Prizren, kanë organizuar aheng familjar (dasmë), në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarre veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng.

Pas verifikimit policia ndërmori masa në bazë të Ligjit 07L-006 dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro për pronarin e sallonit të dasmës, ndërsa ndaj organizatorit gjobë në vlerë prej 200 euro.

Në lidhje më këtë rast është informuar edhe Inspektori Sanitar. Duhet theksuar se i njëjti sallon i dasmave konsiderohet një recidivist i thyerjes së rregullave për çka vazhdimisht është gjobitur dhe i është mbyllur lokali, thuhet në njoftim nga zyra për informim nga Policia Rajonale e Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *