Droga Archives - Prizreni Sot

Rritet numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, përfshihen edhe të miturit
Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është rritur në tremujorin e vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shqetësuese është edhe ngritja e numrit të femrave dhe të miturve të moshës 10-11 vjeçar që konsumojnë substanca narkotike.

Nga statistikat e Klinikës Psikiatrike në QKUK, vitet e kaluara, ka dominuar mosha 14-18 vjeç në përdorimin e drogave, dhe tani ka raste të 10-11 vjetarëve. Kurse, droga e njohur si kokaina është në rritje dhe në përdorim nga gjinia femërore.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci, duke pranuar se po dominon gjinia femërore në përdorim të drogës, për KosovaPress, ka thënë se në repartin e sëmundjeve të varësisë janë vetëm nëntë shtretër, ndërsa gjatë këtyre tre muajve kanë qenë 35 pacientë.

“Në repart kemi nëntë shtretër të cilët janë në shërbim të personave që kërkojnë këto shërbime në klinikën tonë, dhe,,, në tre mujorin e parë diku rreth 35 persona kanë kërkuar ndihmë… Në çoftë se përpara kemi konstatuar që diku mosha kur fillohet me abuzimin me këto substanca ka qenë 14-15 vjeçar, tani është edhe shumë e ulët, kemi pasur raste 10-11 vjeçar…Mund të konstatojë se nga informatat që ne i kemi se shënon rritje numri i femrave që abuzojnë me substanca psikopative e posaçërisht me kokainë dhe është një dukuri që duhet hulumtuar”, ka thënë Kutllovci.

Se përdorimi i kokainës është në rritje te femrat, e thotë edhe drejtori i Qendrës Specialistike-Psikiatrike “ Labyrinth”, Safet Blakaj.

Blakaj nëpërmjet telefonit ka treguar se në tërë Kosovën, numri i përdoruesve të drogës është rreth 40 mijë persona, ndërsa në qendrën e tyre mbi 2840 persona.

“Në databazën tonë janë mbi rreth 2840 persona deri në ditën e sodit…Në të gjithë Kosovën një numër i përafërt është diku rreth 40 mijë persona. Në këtë numër hynë edhe ata persona që përdorin marihuana. Ndërsa si përdorues problematik,,, janë diku 10 mijë persona…Përdorimi i marihuanës dhe posaçërisht i kokainës është në rritje te gratë”, ka treguar Blakaj.

Ndërsa, neuropsikiatri Sami Rexhepi ka theksuar se marihuana, po e zgjon një kod gjenetik që është i fjetur dhe po manifestohet edhe çrregullimi psikotik.

“Më e keqja është fakti se shumë mosha të reja kanë filluar me e përdorë, diku 11-12 vjeçar… marihuana po e zgjon edhe një kod gjenetik që ndoshta është i fjetur dhe po manifestohet edhe çrregullimi psikotik, dhe kur të vjen deri te çrregullimi psikotik, atëherë nuk ka më kthim mbrapa, aty vetëm çka mundet pak me u funksionalizuar, por kurrë nuk mundet me u shëruar plotësisht… Përdorimi i drogave apo hyrja në varshmëri prej tyre nuk është një portë të cilën e hap dhe hynë, por thjesht rrëshqet aty dhe e kupton shumë më vonë se ke krijuar një varshmëri prej drogave”, ka treguar ai.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë periudhës janar-mars të këtij viti janë arrestuar për substanca narkotike 159 persona, prej tyre 10 të mitur nga mosha 14-18 vjeç. Ndërsa gjatë vitit 2023 janë arrestuar 859 persona, ku prej tyre 74 kanë qenë të mitur. /KP/

The post Rritet numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, përfshihen edhe të miturit appeared first on Prizreni Sot.

Sekuestohet kokainë në Prizren në vlerë rreth 7 mijë euro
Njësia e antidrogës në Prizren duke zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren ka bërë kontrollin e shtëpive të disa personave të dyshuar.

Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, “hetuesit kompetent të antidrogës gjatë punës në teren kanë arrit që të dyshuarin me iniciale (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren dhe tek ai gjatë kontrollit janë gjet dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet”, njofton policia.

Operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në tri lokacione dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar:

“Të holla kesh 1140 Euro dhe 40 Franga zvicerane, një (1) DVR @LHUA, një (1) shtëpizë e kompjuterit ngjyrë e zezë llojit DELL, dyzet e pesë (45) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 23,04 gram, tri (3) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 52,34 gram, një (1) peshore digjitale, një (1) qese najloni e mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 1,76 gram, dy (2) telefona mobil dhe një (1) automjet Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas policisë pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për Kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas raportimeve arrin rreth shtatë mijë euro.

Pasi janë ndërmarr këto veprime policore me vendim të prokurorit kujdestar dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet janë duke vazhduar nga antidroga në Prizren.

The post Sekuestohet kokainë në Prizren në vlerë rreth 7 mijë euro appeared first on Prizreni Sot.

Varësia nga droga: Një i ri kapet me substanca narkotike në oborrin e Spitalit Rajonal në Prizren
Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në oborrin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku është arrestuar një person i cili është kapur me drogë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 19-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe gjësende tjera të cilat përdoren për konsumimin e drogës.

I riu është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

The post Varësia nga droga: Një i ri kapet me substanca narkotike në oborrin e Spitalit Rajonal në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Kapja e 18 kg drogë në autostradë në Prizren, detaje nga rasti
Dy meshkuj janë arrestuar pasi policia u ka gjetur rreth 18 kg substancë narkotike, të llojit marihuanë.

Policia njofton se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy vetura, dy telefona si dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin.

Rasti ka ndodhur në Autostradë në Prizren, teksa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Autostradë Prizren-Veri 01.06.2022 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të dy veturave të tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 18 kg. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy vetura, dy telefona si dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

The post Kapja e 18 kg drogë në autostradë në Prizren, detaje nga rasti appeared first on Prizreni Sot.

Droga e kapur në Vermicë, Gjykata ua cakton një muaj paraburgim dy të dyshuarve
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Skender Çoçaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 12.12.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 12.01.2022, ndaj të pandehurve A.M., dhe A.H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 lidhur me nenin 31 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurveka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Me datën 12 dhjetor 2021. Në orët e mbrëmjes, në pikën kufitare të Vërmicës, në bashkëkryerje pa autorizim blejnë ose posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që derisa ishin duke kthyer nga Republika e Shqipërisë me automjetin e markës “ ……….”, të cilin ishte duke e drejtuar i pandehuri A.H., ndërsa pasagjer i pandehuri A.M., gjatë kontrollit policor në pikën kufitare në Vërmicë, në bagazh tek goma rezervë e automjetit, policia arrin t’iu gjejë një qese plastike, brenda së cilës gjendej një sasi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 1016.70 gram, ndërsa në portofolin e të pandehurit A.H., është gjetur një qese e vogël brenda së cilës kishte sasi të vogël për narkotik të llojit marihun në peshë prej 1.22 gram, e cila edhe është sekuestruar përkohësisht nga ana e zyrtarëve policorë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga organet e ndjekjes dhe përgjegjësia penale, si dhe faktin që procedura është në fazën fillestare të hetimeve, dhe në vazhdimësi duhet të ndërmerren veprime me qëllim të zbardhjes së rastit, prandaj nga këto rrethana ka arsye për të besuar se nëse të pandehurit lihen në liri, mund të tentojnë që ti ndryshojnë provat e kësaj vepre penale duke ndikuar tek ndonjë dëshmitarë eventual apo të harmonizojnë mbrojtjen e tyre.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale me qëllim të parandalimit të ikjes së të pandehurit, zhvillimit normal të hetimeve dhe numrin e lartë të këtyre veprave penale të cilat po ndodhin tregojnë rrezikun se nëse të pandehurit lihen në liri do të përsërisin ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

The post Droga e kapur në Vermicë, Gjykata ua cakton një muaj paraburgim dy të dyshuarve appeared first on Prizreni Sot.

Kapet me drogë një person në Prizren
Policia ka arrestuar një person në Prizren që i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.

Më pas i është kryer kontroll në shtëpinë e tij ku policia ka gjetur edhe gjësende të tjera të dyshimta.

Aty janë gjetur edhe letra të tejdukshme kartëmonedhë të dollarëve që dyshohen për falsifikim. Policia ka konfiskuar ato dhe një sërë gjërash të tjera.

“Gjatë një kontrolle është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar në posedim të së cilit është gjetur dhe konfiskuar rreth 1.28 grm substance të llojit Marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë. Gjate një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një kuti metalike me substancë te dyshuar të narkotikeve 14.10 grm Marihuanë , letra te tejdukshme të kartëmonedhës së Dollarëve Amerikan gjithsej 200 copë të dyshuara për falsifikim, narkotikë 8.31 grm, qese të zbrazëta rreth 100 copë, një gotë plastike në farë e substancë të dyshuar të narkotikëve, dy peshore elektronike , substancë e dyshuar e narkotikeve rreth 4.32 grm, substancë e dyshuar e narkotikëve e llojit Marihuanë 2.73 grm, një USB, 1 SD kart, pesë letra të tejdukshme të kartëmonedhës 100 Dollarësh, dy printera, dy shtëpiza kompjuterike, një shishe e mbushur me kalcium, Deglazer 1 litër dhe një telefon Rasti nën hetime”, njoftoi PK-ja.

The post Kapet me drogë një person në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Kapen 30 kilogramë marihuanë në Vermicë, Policia arreston një person
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare Vërmicë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një sasi e marihuanës.

Sipas policisë, shtetasi i Kosovës me inicialet F.M. (1981), u kap dje derisa nga vinte nga Shqipëria me një veturë të tipit “Fiat Croma”.

“Bazuar në bashkëpunimin e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik dhe Policisë Kufitare të Kosovës, automjeti është përzgjedhur për kontroll të vijës së dytë nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike. Asistencë relevante për identifikimin e substancës narkotike ka ofruar edhe Policia Kufitare e Shqipërisë me ç’rast, nën rrotën rezervë në bagazh është detektuar një bunker i dyshuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Më tej, autoritetet kufitare të Policisë së Kosovës kanë vazhduar me kontroll të mëtutjeshëm ku edhe është hasur në një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 30 kilogramë.

Lidhur me rastin janë informuar njësitet relevante të policisë, ato të antidrogës dhe forenzikës për procedura të mëtejme hetimore.

The post Kapen 30 kilogramë marihuanë në Vermicë, Policia arreston një person appeared first on Prizreni Sot.