Fatura Archives - Prizreni Sot

KESCO me këshilla për kursim të energjisë për të marrë fatura më të ulëta
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve të përdorin energjinë elektrike me tarifat e natës, pas orës 22:00 kur çmimi është më i ulët, raporton Ekonomia Online.

Në këtë thirrje drejtuar konsumatorëve, KESCO ka treguar se për konsum deri në 800 kilovatë në orë paguhet çmim më i ulët derisa mbi 800 kilovatë në orë, çmimi është më i lartë.

“Në një rast me konsum prej 1600 kWh, duke përdorur përqindjet mesatare të shpenzimit: 67% gjatë ditës (tarifa e lartë). 33% gjatë natës (tarifa e ulët, pas orës 22:00). 800 kWh të para kushtojnë 50.57 euro. 800 kWh tjerë, pra nga 801 deri 1600 kushtojnë 87.78 euro, për shkak të tarifës më të lartë në bllokun e dytë”, kanë njoftuar ata duke dhënë edhe si një shembull praktik.

Ata kanë këshilluar konsumatorët që për të paguar më pak, konsumi duhet mbajtur nën 800 kilovatë.
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve të përdorin energjinë elektrike me tarifat e natës, pas orës 22:00 kur çmimi është më i ulët, raporton Ekonomia Online.

Në këtë thirrje drejtuar konsumatorëve, KESCO ka treguar se për konsum deri në 800 kilovatë në orë paguhet çmim më i ulët derisa mbi 800 kilovatë në orë, çmimi është më i lartë.

“Në një rast me konsum prej 1600 kWh, duke përdorur përqindjet mesatare të shpenzimit: 67% gjatë ditës (tarifa e lartë). 33% gjatë natës (tarifa e ulët, pas orës 22:00). 800 kWh të para kushtojnë 50.57 euro. 800 kWh tjerë, pra nga 801 deri 1600 kushtojnë 87.78 euro, për shkak të tarifës më të lartë në bllokun e dytë”, kanë njoftuar ata duke dhënë edhe si një shembull praktik.

Ata kanë këshilluar konsumatorët që për të paguar më pak, konsumi duhet mbajtur nën 800 kilovatë.

The post KESCO me këshilla për kursim të energjisë për të marrë fatura më të ulëta appeared first on Prizreni Sot.

Ministria njofton se ka filluar subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72 mijë familje të cenueshme
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se ka filluar subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72 mijë familje të cenueshme.

Në njoftim thuhet se këto familje do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike i cili bëhet direkt në faturë duke filluar nga fatura e nëntorit dhe zgjatë për gjashtë muaj me radhë.

Subvencionimi realizohet në kuadër të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cenueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

“Njoftojmë qytetarët se aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike është ende i hapur në platformën eKosova. Për tu kualifikuar, familjet duhet të kenë pasuri të paluajtshme nën 100,000 euro dhe të ardhura mesatare mujore për anëtar nën 150 euro”, thuhet në njoftim.

The post Ministria njofton se ka filluar subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72 mijë familje të cenueshme appeared first on Prizreni Sot.

Faturat e rrymës në Kosovë mund të shtrenjtohen edhe këtë vit, KEK konfirmon se ka propozuar rritje
Faturat e rrymës në Kosovë mund të shtrenjtohen… edhe këtë vit.

Mundësia tanimë i ka shqetësuar disa qytetarë.

“Çdo ngritje e çmimit të shërbimeve do të nënkuptonte më pak produkte ushqimore, sepse ato të luksit i kemi harruar”, thotë Bashkim Misini, punonjës në sektorin privat, për Radion Evropa e Lirë.

“Katastrofë për ata që nuk kanë. Paratë e pensionit nuk po mjaftojnë as për ushqime, e lëre më për rrymë e mbeturina”, thotë pensionistja Mihane Berisha.

Tash për tash, vetëm Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka propozuar rritjen e çmimit të energjisë së prodhuar.

Për tarifat që duhet t’i paguajnë qytetarët vendos Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) deri më 1 prill, por njohësit e fushës thonë se nëse rritet çmimi i energjisë së prodhuar, mund të rriten edhe këto tarifa.

Çka kërkoi KEK-u?

KEK-u konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka propozuar rritjen e çmimit të energjisë së prodhuar.

Dy termocentralet e kësaj korporate, Kosova A dhe Kosova B, prodhojnë sasinë më të madhe të energjisë, të nevojshme për plotësimin e nevojave në vend.

Kjo energji më pas i shitet KESCO-s, kompanisë përgjegjëse për furnizim dhe inkasim.

Në deklaratën me shkrim, KEK-u tha se marrëveshja e fundit mes tij dhe KESCO-s ka qenë e lidhur për periudhën “1 prill 2023 deri më 31 mars 2024”.

KEK-u tha se kërkesa është që çmimi të rritet nga 29.50 euro sa kushton aktualisht një megavat në orë, në 31.50 euro.

KEK-u tha se nuk ka informata nëse propozimi i tij është miratuar.

KEK-u, po ashtu, nuk tregoi se përse ka kërkuar rritjen e çmimit. Por, në komentet që ia ka dërguar ZRRE-së, korporata thirret në rritjen e kostos së prodhimit dhe të inflacionit.

Për këtë thuhet se ka inkurajuar ZRRE-në që në të hyrat e KESCO-s të përfshihet edhe kostoja e blerjes së energjisë nga KEK-u.

ZRRE-ja nuk iu përgjigj pyetjes se a do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike, por tha se është “në proces të analizimit dhe shqyrtimit të komenteve të dërguara nga palët e interesuara”.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave, të cilat shpallen çdo 1 prill.

Vitin e kaluar, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovate në orë brenda një muaji, çmimi gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovate, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovate dhe 6.81 centë për atë që shpenzojnë më shumë.

Çka thonë ekspertët?

Fadil Ismaili, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, thotë se rritja e çmimit të energjisë së prodhuar elektrike mund të pasohet me shtrenjtimin e rrymës që paguajnë qytetarët.

Megjithatë, ai thotë se kërkesa e KEK-ut është e justifikueshme.

“Energjia elektrike është një mall sikurse çdo mall tjetër. Në një kilovat të prodhimit të energjisë elektrike, nevojitet shpenzim i naftës, thëngjillit, mirëmbajtje… Kështu, edhe çmimi i energjisë elektrike mund t’i nënshtrohet ngritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tjera”, thotë Ismaili për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se, nëse kjo ndodh, efekti zinxhiror do të jetë i pashmangshëm, pasi “çdo ndryshim i tarifave të rrymës ndikon edhe në koston e biznesit, sidomos tek industria prodhuese, duke i rritur çmimet e artikujve tjerë”.

Skender Krasniqi, kryetar i Bordit Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Prishtinë, e justifikon po ashtu kërkesën e KEK-ut, por thotë se ZRRE-ja nuk duhet të lejojë që ajo të reflektohet në faturat e qytetarëve.

Nëse rritet çmimi i rrymës, thotë ai, disa biznese prodhuese edhe mund të mbyllen dhe kompanitë tjera, pastaj, i rrisin çmimet.

“Nëse kjo ndodh, nevojitet mbështetje financiare nga Qeveria për bizneset… sepse kjo do të ishte e papërballueshme për disa”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Çmimet e energjisë, gjetiu në botë, kanë nisur të marrin hov në fillim të vitit 2022, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës dhe inflacioni ka nisur, po ashtu, të rritet me shpejtësi.

Për rrjedhojë, Qeveria e Kosovës ka ndarë në disa raste subvencione. Në një periudhë, ajo i ka subvencionuar konsumatorët që kanë kursyer së paku 5 për qind të rrymës në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Këta konsumatorë kanë përfituar dyfishin e përqindjes së kursyer.

The post Faturat e rrymës në Kosovë mund të shtrenjtohen edhe këtë vit, KEK konfirmon se ka propozuar rritje appeared first on Prizreni Sot.

Subvencionimi i masave të efiçiencës së energjisë – FKEE shpjegon procedurat për aplikimet e suksesshme
Mbi dy mijë familje kanë aplikuar për subvencionimin e masave të Efiçiencës së Energjisë (EE) në shtëpitë e tyre, në kuadër të projektit “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”.

Fondi i Kosovës pёr Efiçiencё tё Energjisë (FKEE) është në fazën e verifikimit të aplikimeve, derisa disa qytetarë veçse kanë pranuar përgjigje nëse u është pranuar aplikimi.

Zyrtarja për komunikim me publikun në FKEE, Fillojetë Konjuhi, ka treguar për Ekonomia Online procedurat që duhen ndjekur nga qytetarët që kanë marrë aprovimin e Fondit për subvencionimin e shtëpive të tyre.

Konjuhi ka thënë se të gjithë qytetarët që kanë pranuar përgjigje pozitive, do ta pranojnë një letër të para-aprovimit në adresën e emailit me të cilën janë regjistruar në platformën e-Kosova. Prandaj, është e rëndësishme që ata t’i kontrollojnë këto adresa, sepse kanë afat prej shtatë ditësh për ta nënshkruar letrën.

Ndërsa, siç tha ajo, rimbursimet do të bëhen pas kryerjes dhe verifikimit të punimeve.

“I kemi pranuar mbi 2 mijë aplikime në thirrjen publike të cilën e kemi pasur të hapur deri me 20 gusht. Tani jemi në fazën e verifikimit të këtyre aplikimeve. Qytetarët tashmë janë duke marrë përgjigje, qoftë negative, qoftë pozitive”.

Ajo shtoi se letra e aprovimit paraprak duhet të nënshkruhet dhe të kthehet në FKEE, e se pas kësaj, përfituesit mund t’i fillojnë punimet, të cilat duhet të kryhen brenda gjashtë muajsh.

Pas përfundimit të punimeve, Fondi do ta bëj edhe verifikimin e tyre dhe nëse ato janë kryer sipas aplikimit fillestar, do të fillojë procedura e disbursimit.

“Në rastet kur përgjigja është pozitive, qytetarët marrin letrën e para-aprovimit në të cilën përfshihen të gjitha udhëzimet se si të vazhdohet tutje dhe udhëzohen edhe për fillimin e punimeve”.

“Kur t’i kthejnë letrat e para-aprovimit, janë të hapur që të fillojnë punimet dhe i kanë gjashtë muaj afat që t’i kryejnë këto punime. Në momentin që kryejnë punimet, lajmërojnë Fondin dhe dalim për verifikim të punimeve për të parë se a janë kryer, ashtu siç ka qenë aplikimi fillestar, siç ka qenë para-aprovimi i dhënë dhe pastaj fillon edhe procedura e disbursimit”, tha jo.

Konjuhi theksoi se në këtë fazë është e rëndësishme që të gjithë qytetarët t’i kontrollojnë adresat e emailit.

“Në këtë fazë është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët të kontrollojnë email-adresat e tyre me të cilat janë të regjistruar në platformën e-Kosova, sepse ato janë pikat tona të kontaktit. Ne dërgojmë përgjigjet rreth aplikimeve të tyre në këto email-adresa dhe është shumë e rëndësishme që qytetarët të cilët kanë aplikuar me raport të auditorit t’i kontrollojnë në mënyrë që të mos humbasin afatet kohore të cilat janë në vazhdim për përfundimin e procesit”, tha ajo për EO.

Ajo shtoi se qytetarët nga pranimi i letrës, kanë afat shtatë ditë që ta kthejnë të nënshkruar atë në FKEE.

“Qytetarët të cilëve ju është pranuar aplikimi marrin një letër të para-aprovimit, këta kanë shtatë ditë kohë që këtë letër ta para aprovimit ta kthejnë në fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë të nënshkruar nga ana e tyre. Pastaj brenda tri ditëve ju shkon konfirmimi që mund të fillojnë punimet për masat të cilat kanë aplikuar. Të gjithë qytetarët që pranojnë letra të para-aprovimit, pranojnë edhe disa dokumente me udhëzim se di duhet të veprojnë. Por është e rëndësishme që qytetarët ta nënshkruajnë vetëm letrën e para aprovimit dhe ta kthejnë tek ne, dokumentet e tjera ju duhen për kryerjen e punimeve”.

Për këtë projekt i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit IPA – Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Kosovës dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), janë ndarë gjithsej 10 milionë euro.

Subvencionimi do të përfshijë koston e izolimit të jashtëm të shtëpisë, ndërrimin e dritareve dhe të derës së hyrjes, si dhe izolimin e kulmit.

FKEE do të ofrojë një subvencion prej 45% të kostos së investimit, e kufizuar në shumën prej 5 500 €.

The post Subvencionimi i masave të efiçiencës së energjisë – FKEE shpjegon procedurat për aplikimet e suksesshme appeared first on Prizreni Sot.

Shtrenjtimi i rrymës, Supremja vendos në favor të ZRRE-së, ndryshon vendimet e Apelit dhe Themelores
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji ZRRE për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor dhe ka marrë vendim që të ndryshojë vendimet e Gjykatës së Apelit dhe atë të Gjykatës Themelore, duke e konsideruar kërkesën e PDK-së për shtyrje të vendimit të ekzekutimit të vendimit për tarifat e reja të energjisë si të pa bazuar.

“Aprovohet si e bazuar kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga i padituri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit-Departamenti për Çështje Administrative në Prishtinë, A.A. nr. 364/2022 të datës 17. 05. 2022.Ndryshohet aktvendimi i Gjykatës së Apelit-Departamenti për Çështje Administrative në Prishtinë, A.A. nr. 364/2022 i datës 17.05.2022 dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative A. Nr. 656/22 i datës 08.04. 2022, ashtu që refuzohet si e pa bazuar kërkesa-propozimi i paditësit Partia Demokratike e Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji, me nr. prot. 077/2022 të datës 16.02.2022, deri në vendosjen sipas padisë me vendim përfundimtar në procedurë gjyqësore”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.

Komunikata e plotë:

Kolegji i Gjykatës Supreme në konfliktin administrativ, sipas padisë së paditësit-propozuesit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kundër të paditurit-kundër propozuesit Zyra e Rregullatorit për Energji, (ZRrE), me bazë juridike anulim i vendimit të paditurit, nr. prot. 077/22 të datës 16.02.2022 dhe kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të njëjtit, duke vendosur lidhur me kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të parashtruar nga i padituri ZRrE, kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit, e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga i padituri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit.

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit Partia Demokratike e Kosovës, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji.

Gjykata Supreme përmes aktgjykimit ARJ nr.45/2022, vlerëson se duke u nisur nga gjendja e tillë e çështjes, nuk mund të aprovohet si i drejtë dhe ligjor qëndrimi juridik i gjykatës së Apelit dhe i gjykatës së shkallës së parë si në aktvendimet e kontestuara me kërkesë. Në rastin konkret Gjykata e Apelit është dashtë në mënyrë kumulative ashtu si parashihen në nenin 22 par. 2 të LKA-së, t’i vlerësojë drejtë të gjitha rrethanat dhe faktet sipas specifikave të çështjes së vendosur si në vendimin e organit të paditur të ZRRE, prandaj gjykata e shkallës së parë me rastin e lëshimit të masës së përkohshmekontestuese, gabimisht ka zbatuar këtë dispozitë ligjore, sikur edhe gjykata e shkallës së dytë kur ka aprovuar një qëndrim të tillë të gjykatës së shkallës së parë, sepse sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme arsyetimi i aktvendimit të kontestuar me kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor por edhe ai i shkallës së parë është jo bindës dhe jo konkret lidhur me faktet vendimtare në të cilat këto vendime bazohen. Faktet dhe konkludimet e gjykatave të instancave më të ulëta janë të përgjithësuara dhe si të tilla të paargumentuara për atë se, cili është dëmi konkret dhe si është i matshëm ky dëm që i shkaktohet paditësit, i cili vështirë do të riparohej para se të bëhet vlerësimi i ligjshmërisë së vendimit të kontestuar në procedurë të rregullt gjyqësore, gjersa shtyrja nuk do të ishte në dëm të palës kundërshtare apo palës së interesuar dhe shtyrja nuk do të ishte në kundërshtim me interesin publik.

Nga kjo rezulton se arsyetimi i aktvendimit kontestues të Gjykatës së Apelit nuk përmban arsye ligjore dhe bindëse sipas provave në shkresa të lëndës për kushtet ligjore që kërkohen sipas nenit 22 të LKA për lëshimin e masës së përkohshme, duke mos u bërë i besueshëm dëmi i pariparueshëm që do të justifikonte masën e përkohshme në këtë fazë dhe duke mos paragjykuar përfundimin e procedurës së vendosjes sipas padisë, në mënyrë meritore, lidhur me shqyrtimin e ligjshmërisë së aktit administrativ.

The post Shtrenjtimi i rrymës, Supremja vendos në favor të ZRRE-së, ndryshon vendimet e Apelit dhe Themelores appeared first on Prizreni Sot.

Themelorja refuzon padinë e KOSTT-it ndaj ZRRE-së për energjinë elektrike në veri
Qytetarët në veri të vendit po vazhdojnë tash e sa vite të mos paguajnë për energjinë elektrike të shpenzuar. Ndërkohë, KOSTT nuk po arrin t’i paguaj ato shpenzime, gjë që edhe kishte dorëzuar padi ndaj ZRRE-së, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që të lirohet kjo nga kjo pagesë. Megjithatë, Themelorja ka refuzuar këtë padi.

Më 24 maj të vitit 2022 KOSTT në një përgjigje për KP, kishte pranuar se e ka paditur ZRRE-në për të anuluar nenin 5 të licencës për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, nen ky që ka të bëjë me kompensimin e të gjitha të hollave që i ka dhënë KOSTT për veriun.

KosovaPress ka arritur të sigurojë aktvendimin e Gjykatës Themelore në të cilën thuhet se paditsja me asnjë provë nuk e ka bërë të besueshëm pretendimin e saj.

Jeta Statovci, deputete e grupit parlamentar të LVV-së, e cila është edhe pjesë e komisionit për ekonomi dhe ndërmarrësi, ka thënë se Gjykata Themelore e Kosovës e ka refuzuar kërkesën e KOSST-it, si të pa bazë.

“Padia e KOSTT në raport me ZRRE-në lidhet me nenin 5 në të cilën e mban KOSTT, ka të bëjë me mbulimin e devijimit në pjesën veriore në kuadër të dokumentacionit që ne e kemi parë parimisht lidhet me pamundësinë apo problematikat që derivojnë në pjesën veriore pasi që ato nuk janë të përfshira në tarifat e energjisë elektrike. Ne e dimë që në të kaluarën ato kanë qenë të përfshira si tarifa të energjisë elektrike dhe janë paraparë si shpenzime, mirëpo sipas vendimit të vitit 2017, ai obligim ka kaluar nga ana e KESCO në anën e KOSTT. KOSTT në kuadër të dokumentacionit është i vetëdijshme shqetësimet që i mbarvon, mirëpo gjithashtu paraqitet të ketë shqetësime në raport me gjetjen e masave apo gjetejen e mjeteve në mbulimin e këtyre devijimeve ku pra duhet të derivojnë këto mjete…. Parimisht sot jemi informuar se ka disa veprime nga ana e gjykatës të cilët kryesisht vlerësohet që për shkak të mbështetjes së vazhdueshme që parimisht në të kaluarën ka derivuar nga ana e qeverisë por edhe mbështetjes së fundit ku përmes dividendës janë mbuluar shpenzimet të cilat derivojnë në pjesën veriore, pra është vlerësuar si e pabazë një kërkesë e tillë dhe pastaj mbetët të shihet si do të veprohet në mes të dy institucioneve” ka thënë Statovci.

Për humbjet e shkaktuara dhe dëmet që i janë bartur KOSTT-it, Ferat Shala, deputet i grupit parlamentar të PDK-së ka thënë se KOSTT vullnetarisht kishte kërkuar të merr përsipër pagesën e energjisë elektrike për qytetarët e veriut të Kosovës. Sipas tij, fajtorë janë ZRRE dhe qeveria.

“Keqmenaxhimi i sektorit energjetik të vendit po vazhdon fatkeqësisht, KOSST ka reaguar me kohë të vonuar, do të thotë do duhej të reagonte në momentin kur ka fillu të implementohet kjo padrejtësi që iu është bërë KOSTT-it, e dyta KOSTT ka marrë përsipër në komision që obligimet t’i kryen me dividend që prapë është gabimi që vet KOSTT ka marrë përsipër publikisht që divijimet do t’i mbulon me fonde të veta dhe sot KOSTT, reagon kur praktikisht është zhytur në borxhe dhjetëra miliona euro ose 50 deri 60 milionë euro. Është e drejtë e tyre që të ankimojnë në Gjykatë për një padrejtësi që iu është bërë por që ka dëshmi që ata janë deklaruar publikisht që kanë mjete e atëherë unë kam insistuar që kjo është një padrejtësi e madhe që qeveria dhe ZRRE-ja po ia bëjnë KOSTT-it dhe sot mendoj që KOSTT është i dëmtuar por që bashkë aksionar në këtë proces të dëmtimit është Zyra e Rregullatorit dhe Qeveria” deklaroi Shala.

KosovaPress ka kontaktuar zyrtarët e KOSTT-it, por ata nuk kanë kthyer përgjigje nëse do ta ankimojnë aktvendimin e themelores në Gjykatën e Apelit. /KP/

The post Themelorja refuzon padinë e KOSTT-it ndaj ZRRE-së për energjinë elektrike në veri appeared first on Prizreni Sot.

KEDS nis shpërndarjen e faturave sipas tarifës së re, ankohen qytetarët
KESCO ka nisur zbatimin e vendimit të marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji për tarifat e reja, i cili hyri në fuqi më 9 shkurt.

Teksa sot ka nisur shpërndarja e faturave sipas tarifës së re, njofton Klankosova.tv.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi edhe zëdhënësi i KESO-s, Viktor Buzhala.

“Sot ka filluar leximi dhe shpërndarja e faturave të cilat inkorporojnë në vete tarifat e vjetra dhe të reja, të njehsuara në bazë të metodologjisë qe e kemi bërë të qartë edhe përmes komunikimeve të mëhershme”, tha Buzhala.

Faturat e shpërndara tek disa konsumatorë kanë shkaktuar pakënaqësi.

“Miq do të befasoheni nga fatura e rrymës për këtë muaj! Mua sapo më befasoj! 100%”, ka shkruar artisti, Astrit Kabashi.

“Mashallah, Kimetja 99 Euro e kusur rrymë, pa nejt kurrë në banesë, dy veta, veç mbas 5-ve kthehemi në shtëpi…!”, ka shkruar opinionistja, Kimete Berisha.

The post KEDS nis shpërndarjen e faturave sipas tarifës së re, ankohen qytetarët appeared first on Prizreni Sot.

Rryma me rritje nga 9 shkurti, KESCO tregon se si do të llogaritet fatura e këtij muaji
KESCO ka njoftuar se tarifat e reja për energji elektrike do të aplikohen nga data 9 shkurt i këtij viti. Kjo pasi ZRrE nuk e përfilli kërkesën e tyre që tarifat e reja të fillojnë së zbatuar me 1 mars. Si rezultat për muajin shkurt do të ketë dy lexime të orës së rrymës.

Metoda që do të ndiqet për të llogaritur faturën sipas KESCO-së është ajo e ndarjes në mesatare ditore të konsumit total.

“KESCO njofton që me vendimin e ZRrE, tarifat e reja  do të fillojnë së aplikuari nga 9 shkurti. Mënyra e implementimit te llogaritjes se konsumit është marrja e konsumit në total dhe ndarja në mesatare ditore. Me këtë metodologji të propozuar nga KESCO është pajtuar edhe ZRRE-ja”, thuhet në njoftim.

Më tutje nga KESCO njoftuan se leximi i faturës për këtë muaj do të bëhet në dy pjesë, njëra deri me 9 shkurt sipas tarifës së vjetër dhe tjetra pas datës 9 shkurt me tarifen e re.

Njoftimi i plotë:

KESCO njofton që me vendimin e ZRrE, tarifat e reja  do të fillojnë së aplikuari nga 9 shkurti. Menyra e implementimit te llogaritjes se konsumit është marrja e konsumit në total dhe ndarja në mesatare ditore. Me këtë metodologji të propozuar nga KESCO është pajtuar edhe ZRRE-ja.

Në mënyrë që të evitohet cdo keqkuptim, konsumi do të kalkulohet në dy pjesë, nga data e leximit të faturës deri me 9 shkurt dhe nga 9 shkurt e deri në datën e leximit. Faturimi deri me 9 shkurt do të llogaritet me tarifë të vjetër. Pastaj do të bëhet kalkulimi tjetër me tarifë të re. Pra, edhe nëse i keni shpenzuar më tepër se 800 kËh deri me 9 shkurt, ato nuk do të llogariten për të hyrë në bllok tarifë, por kalkulimi do të fillojë sërish nga zero deri në datën e leximit. Me anë të kësaj metode, pjesa më e madhe e konsumatorëve do të lirohen nga bllok tarifa, edhepse kanë shpenzim mbi 800 kËh.

Konsumatorët do të njoftohen lidhur me shpenzimin me tarifa të vjetra dhe të reja në faturat e fundit që do ti pranojnë gjatë ditëve në vijim.

Pastaj, konsumi që fillon pas dërgimit te fatures së ardhshme e tutje do të fillojë të njehsohet me tarifa të reja.

The post Rryma me rritje nga 9 shkurti, KESCO tregon se si do të llogaritet fatura e këtij muaji appeared first on Prizreni Sot.

KESCO i shkruan ZRRE-së: Tarifat e reja të rrymës të fillojnë nga faturat e marsit
KESCO ka njoftuar se i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga muaji mars.

Sipas njoftimit, ky propozim ka ardhur për të shmangur kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja.

“Nëse  ZRRE-ja do ta marrë për bazë këtë propozim, atëherë faturimi i tanishëm  do të zbatohet me tarifat e vjetra për të gjithë konsumatorët.

Pavarësisht kërkesës se lartë për energji elektrike në ketë muaj dimri, KESCO është e angazhuar të mbartë kostot përkatëse, si lehtësim për konsumatorin”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, tarifat e reja kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt dhe do të apikohen deri më 31 mars 2023. Me miratimin e këtyre tarifave, shtrenjtim të energjisë do të kenë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh energji elektrike.

Shyqrtim të tarifave do të ketë edhe në fund të këtij viti. Nga ZRRE e kanë konfirmuar për Express, se nga mesi i dhjetorit do të bëhet shqyrtimi i rregullt i tarifave./Gazeta Express

Njoftimi i plotë:

KESCO i ka propozuar ZRRE-së që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga faturat e Marsit

KESCO bën me dije që dje ka dorëzuar propozimin në ZRRE që vendimi për  për hyrjen në fuqi të tarifave të reja të mos zbatohet nga data 9 Shkurt 2022, por të nisë së zbatuari në ciklin e ardhshëm të faturimit. Ky propozim ka ardhur si rezultat i veshtirësive që të bëhet prerja e gjendjes së leximit në një ditë për të gjithë konsumatorët tanë në Republikën e Kosovës.

Ne synojmë që me këtë propozim të shmangim kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja.

Nëse  ZRRE-ja do ta marrë për bazë këtë propozim, atëherë faturimi i tanishëm  do të zbatohet me tarifat e vjetra për të gjithë konsumatorët.

Pavarësisht kërkesës se lartë për energji elektrike në ketë muaj dimri, KESCO është e angazhuar të mbartë kostot përkatëse, si lehtësim për konsumatorin.

Të njëjtën kohë, KESCO do të fillojë një fushatë masive për të këshilluar konsumatorët që si të përdorin pajisjet e tyre më së miri në mënyrë që ta përballojnë sa më lehtë periudhën e faturimit me tarifa të reja.

KESCO mbetet kompani e përkushtuar që të jetë sa më pranë konsumatorit dhe të ofrojë shërbime sa më kualitative me kostot më të ulëta të mundshme. I gjithë ky mision arrihet më së lehti dhe më së miri me ndërtimin e partneritetit me konsumatorët. Bashkimi i forcave para sfidave të mëdha, si kjo e muajve të fundit që goditi krejt botën, vecanërisht Evropën, është obligim që e lehtëson përballimin e tyre nga secili. Pra, krejt bashkë ia dalim më së miri.

The post KESCO i shkruan ZRRE-së: Tarifat e reja të rrymës të fillojnë nga faturat e marsit appeared first on Prizreni Sot.

ZRrE-ja tregon nëse energjia e shpenzuar në muajin shkurt do të faturohet me tarifa të reja të energjisë
Tarifat e reja të energjisë elektrike do të fillojnë të zbatohen nga data 9 shkurt, kur ka hyrë në fuqi vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë i cili parasheh shtrenjtimin e energjisë elektrike për një pjesë të familjeve kosovare.

Sipas vendimit të Rregullatorit, bizneset dhe konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në muaj do të paguajnë me tarifat aktuale, pra nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për ta.Ndërsa, konsumatorët që konsumojnë mbi 800 kilovatë do të preken nga shtrenjtimi i energjisë. Për kilovatët e shpenzuara mbi bllokun prej 800 kilovatë, pra 801 kilovatë e tutje do të paguajnë tarifën e lartë, 12.5 centë për energjinë e konsumatuar gjatë ditës dhe 5.9 centë për energjinë e konsumuar gjatë natës.

Pra, vendimi i ZRrE-së thotë që nëse një konsumator i shpenzon 1,000 kilovatë në muaj, ai për 800 kilovatë do të paguajë më tarifat e lira kurse 200 kilovatët e tjerë do t’i paguajë me tarifat e reja, më të shtrenjta.Zyra e Rregullatorit për Energji kanë thënë se vendimi për tarifa hynë në fuqi nga data 9 shkurt 2022 dhe do të jenë në fuqi deri me 31 mars 2023. Kjo zyre ka treguar se tarifat e reja së bashku me bllokë tarifën do të fillojnë të aplikohen nga data 9 shkurt.“Energjia elektrike e konsumuar para datës 9 shkurt 2022, do të kalkulohet me tarifa siç kanë qenë në fuqi para datës 9 shkurt”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së për KALLXO.com.

Pra, kilovatët e shpenzuar deri më 9 shkurt do të llogariten me tarifat e vjetra, 2.89 në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë në tarifën e lartë apo atë të ditës. Pra, nëse një qytetar ka shpenzuar 700 kilovatë nga 1 deri më 9 shkurt, ato llogariten me tarifa të vjetra, bëhet prerja, dhe nga 9 shkurti fillon numërimi i kilovatëve të shpenzuar, të cilët llogariten me tarifat e reja.Nëse një qytetar, nga data 9 shkurt e deri në ditën e faturimit ka shpenzuar më shumë se 800 kilovatë atëherë ai do të hyjë në bllok-tarifë.

Ndërsa, nëse deri me datën 9 shkurt ka shpenzuar 500 kilovatë dhe 700 të tjerë në pjesën tjetër të muajit, pra gjithsej 1,200 kilovatë, të gjithë kilovatët e shpenzuar do t’i paguajë me tarifat e vjetra, pa rritje.Edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka deklaruar për KALXO.com se energjia elektrike e shpenzuar para datës 9 shkurt do të faturohet me tarifa të vjetra.“Lidhur me këtë çështje kemi kërkuar interpretim nga ZRrE, sikurse do të veprojmë komfor rregulloreve në fuqi.

Dmth ai shpenzim do të faturohet me tarifa të vjetra deri më 9 shkurt”, tha ai për KALLXO.com.Rreth 130 mijë konsumatorë do të preken nga shtrenjtimi i energjisë elektrike që do të nisë të faturohet nga nesër.KËTU mund të llogarisni se sa do të paguani rrymën e shpenzuar me tarifat e reja. Tarifat e reja kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt dhe do të vlejnë deri më 31 mars 2023.

The post ZRrE-ja tregon nëse energjia e shpenzuar në muajin shkurt do të faturohet me tarifa të reja të energjisë appeared first on Prizreni Sot.

Faturat janë edhe më të shtrenjta se në kalkulatorin e ZRRE-së, aty fshihet pjesa që subvencionohet nga Qeveria
Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar dje një kalkulator, përmes së cilit qytetarët mund të llogarisin faturën mujore me tarifat e reja, që janë miratuar dje. Por, në këtë kalkulator s’është përfshirë fare pjesa e subvencionimit nga Qeveria. Fatura duket më e lirë se çmimi real i saj.

Për këtë janë ngritur shqetësime nga qytetarët nëpër rrjete sociale. Ata thonë se çmimet e energjisë janë më të shtrenjta se që paraqiten në kalkulatorin e ZRRE’së, meqenëse aty figuron vetëm vlera e faturës pas subvencionimit.

“Sipas kalkulatorit të publikuar nga ZRRE-ja, energjinë që në Janar 2022 e kam paguar 184.23 EUR -> Muajin e ardhshem do ta paguaj diku rreth 305 EUR -> në Janar 2023 do t’a paguaj 506.16 EUR, nëse hargjohet subvencioni deri në 2023. Nëse nuk jam gabim, ky po që është një “qepim” klasik!”, ka shkruar Imeri.

“Prapaskena e fshehjes se kalkulimit te cmimit real te energjise elektrike sipas kalkulatorit te prezentuar nga ZRRE!

Vlera reale e fatures 120.38 €Vlera qe prezentohet te qytetari 74.49 €Vlera qe e paguan indirekt qytetari 45.90 €”, ka shkruar Kujtim Ajvazi.

The post Faturat janë edhe më të shtrenjta se në kalkulatorin e ZRRE-së, aty fshihet pjesa që subvencionohet nga Qeveria appeared first on Prizreni Sot.

Shtrenjtimi i energjisë, si do t’ju llogaritet fatura e muajit shkurt
Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar sot tarifat e reja të energjisë elektrike, të cilat do të aplikohen deri më 31 mars të vitit 2023. Këto tarifa do të hyjnë në fuqi nga nesër, por si do t’ju llogaritet konsumatorëve fatura e muajit shkurt?

Nga ZRRE’ja dhe KEDS’i e kanë konfirmuar se me tarifat e reja do të llogaritet vetëm energjia e shpenzuar nga nesër e tutje.

“Tarifat e reja hyjnë në fuqi nga data 9 shkurt 2022 dhe do të jenë të zbatueshme deri me 31 mars 2023”, ka deklaruar Petrit Pepaj i ZRRE’së.

Me miratimin e këtyre tarifave, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh energji do të përballen me shtrenjtim të energjisë.

Këta konsumatorë do të duhet të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ultë dhe 12.52 centë për tarifën e lartë.

Ata që do të shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kWH nuk do të faturohen me çmimin e ri, derisa ata që e kalojnë 800 kËh, me çmimin e ri do t’iu llogaritet vetëm sasia e harxhuar mbi këtë vlerë.

“Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët jo familjarë, në kuadër të Shërbimit Universal do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar. Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kËh në muaj, do të mbesin të njëjta, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kËh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 cent dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent. Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi me datë 9 shkurt 2022 dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023”, ka njoftuar ZRRE’ja.

The post Shtrenjtimi i energjisë, si do t’ju llogaritet fatura e muajit shkurt appeared first on Prizreni Sot.

OEK kundër shtrenjtimit të energjisë për bizneset: Do falimentonin shumë kompani
Komuniteti i biznesit po kundërshton fuqishëm çdo ide që barrën e shtrenjtimit të energjisë elektrike ta mbajnë ata. Oda Ekonomike e Kosovës është kundër propozimit të Ministrisë së Financave duke thënë se shtrenjtimi do të ketë pasoja të pariparueshme. Kreu i OEK, Berat Rukiqi, thotë se me rritjen e tarifave për ta, shumë biznese do të kishin fatin e “Ferronikelit”.

OEK nuk ka dërguar asnjë koment në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për strukturën e re të tarifave të energjisë, por Rukiqi tërheq vërejtjen se nëse ZRrE-ja merr vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike për bizneset, kjo do ta rendonte tej mase veprimtarinë e tyre.

Rukiqi deklaroi se në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë shtrenjtim të energjisë elektrike, pasi një gjë e tillë, sipas tij, do të çonte shumë biznese drejt falimentimit.

“Jo, absolutisht dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm nëse ka rritje të çmimit të rrymës për bizneset. Një pjesë e mirë e bizneseve nuk do të kenë rrugëdalje përveç mbylljes nëse ndodhë rritja me bllok tarifa. Ne kemi luftuar shumë për të larguar bllok tarifën për bizneset, atëherë kur është larguar, pasi që ka qenë e dëmshme për konkurreshmërinë e bizneseve. Dhe krijimi i bllok tarifës për bizneset është vendim që shumë biznese do t’i dërgonte drejt mbylljes. Por, fatmirësisht me propozimin e ZRrE-së nuk është paraparë rritje e tarifës për bizneset”, thekson ai.

Rukiqi, në një intervistë për KosovaPress, ka treguar arsyet pse nuk kanë dërguar propozim-komente në ZRrE për strukturën e re të tarifave për energjinë elektrike.

Ai foli edhe për pasojat që mund t’i kenë punëtorët e sektorit privat nëse ndodhë ngritja e tarifave të energjisë elektrike për bizneset.

“Ne nuk kemi dërguar (propozime) për shkak se propozimi i ZRrE-së nuk ka paraparë një gjë të tillë. Ne i kishim dërguar nëse e kishin paraparë. Pra, nuk është që na ka prek dhe në këtë rast propozimi i ZRrE-së nuk na ka bërë palë të interesit për shkak se nuk ka propozuar ndonjë implikim për bizneset. OJQ-të dhe ministritë kanë të drejtë. Por, nuk është dukur i arsyeshëm as propozimi i Ministrisë së Financave, e as propozimi INDEP-it që të ketë rritje të çmimit për bizneset. Për këtë duhet të maten efektet që janë te bizneset. Nëse një biznes mbyllet, ata punëtorë të sektorit privat e humbin vendin e punës, e nuk mund ta paguajnë (energjinë), as me të lirë e as me të shtrenjtë. Ky është efekt imediat, e them këtë me plotë bindje për shkak se margjinat e operimit te bizneset janë rritur edhe kostot e tjera. Po ashtu ka pasur vazhdimisht edhe efekte të pandemisë, nëse ia kishim shtuar bizneseve edhe rritjen çmimeve të energjisë elektrike kjo do të ishte me pasoja të të pariparueshme ku shumë prej tyre do t’i detyronte të ndërprenë aktivitetin biznesor qysh na ka ndodhur me rastin e ‘Feronikelit’”, thotë ai.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i kishte propozuar që barra e shtrenjtimit të energjisë elektrike të bartet edhe tek bizneset.

Ndër të tjera, kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Rukiqi deklaroi se viti 2022 do të jetë i vështirë në aspektin ekonomik, teksa thekson se rimëkëmbja ekonomike po cenohet nga dy faktorë.

“Tani rimëkëmbja po cenohet nga dy faktorë. Faktori i parë është rritja e çmimeve dhe jo stabiliteti zinxhirë i furnizimit, edhe faktori i dytë është paparashikueshmëria. Vazhdimisht po ka masa sikur këto të fundit tek të cilat i kemi konsideruar që janë drastike me orën policore, me kufizimet e orareve dhe të lëvizjes së punëtorëve[…]Vazhdoj të insistoj që nuk do të jetë vit (2022) i lehtë pasi që me shumë paparashikueshmëri është mbyllë viti 2021… Çrregullimet në tregjet globale, elementet gjeopolitike, një konflikt në periferinë e Evropës nuk e bënë me të lehtë për askënd. Do të ketë efekte në ekonominë globale, dhe inflacioni që i ka kaluar kufijtë e pritshëm në nivel global do ta bëjë edhe për neve sigurisht më të vështirë këtë vit. Prandaj, institucionet e vendit, qeveria dhe parlamenti të nxjerrin vendime me fokus ruajtjen e sektorit privat”, thotë ai.

The post OEK kundër shtrenjtimit të energjisë për bizneset: Do falimentonin shumë kompani appeared first on Prizreni Sot.